Data për bisedime me BE, Zaev optimist, Mickoski pesimist!

0

Po afrohen ditët e vendimit nga Brukseli për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, lidhur me marrjen ose jo të datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Kryeministri dhe lideri socialdemokrat, Zoran Zaev është shprehur optimist se do të ketë vendim pozitiv. “Është koha që BE të mbajë fjalë. Ne e meritojmë këtë. Jam i bindur se Këshilli Evropian më 17 dhe 18 tetor do të sjellë vendimin e shumëpritur për fillim të bisedimeve me vendin”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se është i vetëdijshëm se nga 18 tetori vendi nuk do të jetë anëtare e plotë e BE-së. Ai tha se është i bindur se ajo është rrugë, se është proces në të cilin duhet të kalojë vendi.”Presim që ta bëjmë hapin e ardhshëm, kjo është fillimi i bisedimeve, hapjen e kapitujve për fondet qasëse që të vazhdoj transformimi i shoqërisë sonë drejt shoqërisë evropiane. Këto janë qëllimet tona”, tha Zaev. Por lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është pesimist dhe nuk pret ndonjë vendim konkret. “Data do të jetë jashtëzakonisht e kushtëzuar, ndërsa sipas lajmeve që i kam, është e mundur që datë të mos ketë fare. Përse nuk mjafton nënçmimi nacional që e bërën. Partnerët tanë shohin se në vendin tonë sundojnë hajdutët. Pikërisht nga këto arsye, data jo vetëm që do të jetë e kushtëzuar, por edhe do të anulohet për ndonjë periudhë tjetër”, ka thënë Mickoski. (INA)