Data për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Cakaj: Ka skepticizëm!

0

A do të hapen negociatat për Shqipërinë në fund të muajit maj? Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është shprehur skeptik, ndërsa sipas tij për këtë vendim ka disa faktorë. Sipas tij procesi i hapjes së negociatave nuk është një proces i njëanshëm dhe varet nga reformat në Shqipëri dhe proceset që kalon Bashkimi Europian.

“Nuk është klima më e favorshme për hapjen e negociatave, ka spekticizëm në raport me procesin e zgjerimit, jo skepticizëm për Shqipërinë”, theksoi Cakaj.

Sa i përket votimit të Holandës, për heqjen e vizave ministri i Jashtëm në detyrë tha se është bërë pasi vendi do të futet në zgjedhje dhe ka një rritje të populizmit. Votimi sipas tij nuk do të ketë asnjë dhe shqiptarët nuk do të penalizohen.