Datat serbe të ripushtimit të Maqedonisë inspirojnë Dimitrievskin

Picture of INA
INA

25/10/2024

DATAT SERBE TË RIPUSHTIMIT TË MAQEDONISËS SË VERIUT, INSPIROJNË KRYETARIN E KUMANOVËS, DIMITRIEVSKIN

Emin Azemi

Më 24 tetor 1912, rreth orës 15.00, Divizioni i parë i Ushtrisë Serbe – ‘Morava’ hyri trumfalisht në Kumanovë, që shënoi edhe fundin Luftës së Parë Ballkanike.
Në këtë betejë, siç dihet, shqiptarët e pësuan më së keqi pas tërheqjes së trupave turke. Ata në fakt ngelën të vetmuar në frontin e përballjes me serbët, por këta të fundit kishin epërsi të konsiderueshme taktike- ushtarake dhe thyen çdo rezistencë.
Në Betejën Kumanovës dominoi miti për Kosovën të cilin gjeneralët serbë e kishin mbjellur tek ushtarëte tyre . Në foton e mëposhtme shihet një pankartë ku ushtria serbe triumfin në fushëbetejëne Kumanovës e shpreh duke ushqyer mitin për Kosovën dhe si hakmarrje pikërisht në Kumanovë. Beteja e Kumanovës nga serbët u përdor si revansh ndaj humbjes së tyre në Betejën e Kosovës (15 qershor 1389).
24 tetori i 1912-tës në memorien serbe ka hy si datë e rëndësishme e rikthimit të fuqishëm në gjeopolitkën e dominimit të dhunshëm mbi popujt tjerë të Ballkanit, përfshi edhe shqiptarët.
Në anën tjetër, kjo datë në memorjen e shqiptarëve ende kullon gjak, sepse i gjithë mllefi dhe urrejtja e Serbisë mbi Perandorinë Osmane, u shkarkau mbi shqiptarët, duke i masakaruar, djegur e dëbuar këta të fundit nga trojet e tyre.
Por, nuk e paskemi ditur që kjo datë e kobshme paska qenë aq e dashur dhe aq inspiruese edhe për Kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievskin, i cili pikërisht dje (foto e dytë), në këtë datë 24 tetor, në prani të politikanëve të koalicionit aktual qeverisës ka hapur solemnisht Konsullatën e Serbisë në Kumanovë.
Analogjitë historike nganonjëherë mund të jenë koincidenca krejt të rastësishme, por në rastin konkret të zgjedhësh një date historike të Serbisë (24 tetor 1912) që shënonte fillimin e ripushtimit të këtyre trojeve, që atëherë quhej Juzna Serbija, ku është Maqedonia e sotme e Veriut, jo vetëm që nuk paraqet jorastësi, por provokim direkt ndaj shqiptarëve dhe gjithë atyre që e paguan shtrenjtë invazionin serb para më shumë se 100 viteve.
Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievskin, e ka të drejtën e Zotit të deklarohet serb, sepse kjo është një e drejtë që buron nga të gjitha parimet e rregullat qoftë juridike, qoftë njerëzore, por nuk është në rregull që sensibilitet e tija të fshehura proserbe t’ia imponojë një qyteti të tërë, me struturë të larmishme nacionale e fetare.
Nuk iu deshën as dy ditë të kalojnë, pas pjesëmarrjes së tij në promovimin e një libri anti-UÇK, që Dimitrievski, si bashk me disa pjesëmarrës në koalcionin aktual qeverisës, sërish të dërgoj mesazhe të gabuara, kësaj radhe duke e zgjedhur një datë nga historia e hegjemonisë serbe (24 tetor 1912) dhe duke e vendosur atë datë në kalendarin e ri të ngjarjeve aktuale, siç është hapja e një konsullate serbe në Kumanovë./ea

Shkup, 25 tetor 2024

TË FUNDIT

Sulmohet Nikolla Dimitrov: E goditën në shpinë teksa ishte duke bërë pazar

Sela: VMRO-DPMNE erdhi në pushtet me antishqiptarizëm, faktori politik shqiptar në Qeveri nuk bën asgjë

Aggeler: Jam e kënaqur me punën e kompanisë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Vetëm pse bëri shqiponjën në sheshin e Beogradit, arrestohet shqiptari me shtetësi zvicerane

Salihu takim me presidenten zvicerane, ndër të ftuarit në drekën presidenciale në Bern

Kapet njëri nga autorët e vrasjes në Haraçinë, MPB zbulon motivet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË