Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota

Picture of Ina Online
Ina Online

18/05/2025

Daut Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e AAK-së për të mbështetur çdo ofertë që opozita mund të paraqesë, duke theksuar se partia e tij nuk ka kushte për pushtet.

Ai shtoi se AAK është e interesuar të kontribuojë, por për më shumë preferon zgjedhjet e parakohshme sesa një qeveri gjithëpërfshirëse, për të cilën ka theksuar se nuk ka pasur kërkesa.

“Unë, jam i gatshëm në secilin kombinim që opozita do ta bën ofertën e ardhshme. S’kemi kushte, oferta dhe as s’kërkojmë pushtet. Jemi të interesuar me i përkrahë. Ka buru edhe ideja e një qeverie gjithëpërfshirëse, as aty s’kemi pasë kërkesa, por unë më shumë shoh zgjedhje se zgjidhje”, tha Haradinaj.

Për arsyet e ndarjeve brenda opozitës, Haradinaj tha se një pjesë e problemeve janë shkaktuar nga egoja e liderëve dhe mosmarrëveshjet brenda partive për bashkëqeverisje.

“Nganjëherë s’po i përmbushen egot liderëve, ka edhe raste kur deputetët e një partie nuk pajtohen të qeverisin me një subjekt tjetër. Partitë opozitare nuk e kanë situatën 100% në kontroll për një qeverisje të opozitës, duke filluar nga liderët që nuk kanë koordinim”, shtoi tutje.

Ai gjithashtu theksoi se gjuha e ashpër e AAK-së ndaj Kurtit në fushatë, ndikoi në elektoratin e tyre.

“Por, edhe gjuha e AAK-së, pra gjuha jonë agresive ndaj VV’së, gjatë fushatës, na ka penalizuar në vota, pastaj edhe përkrahja që i kemi dhënë Kurtit për marrëveshjen e Ohrit nuk ka qenë populiste.”

“Kritikat tona kanë qenë për shkëputjen e projektit të ndërtimit për Termocentralin e ri, ndërprerja e projektit për gazin amerikan, falja e tokave që ia bën Manastirit, futja e Kosovës në sanksione…”, tha Haradinaj në intervistë me Astrit Gashin.

TË FUNDIT

Taravari kritikon qeverisjen aktuale: VLEN u shndërrua në përpjekje të dështuar

Trump në Dhomën e Situatave ndërsa të gjitha sytë janë te ajo që SHBA do të bëjë më pas

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË