Dauti: Walkeri e pyeti Escobarin pse Kurti po ankohet se Escobari e Lajçaku po e favorizojnë Vuçiqi

Picture of ina-online
ina-online

05/08/2023

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, javën e kaluar është takuar me ish-ambasadorin Willian Wolker dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dauti në një bisedë për KlanKosova dha detaje për bisedën që pati me Walkerin e Escobarin, duke thënë se takimi nisi pak ashpër, pasi Walker donte të dinte se cili është qëndrimi i SHBA-së dhe BE-së me çështjen e Kosovës dhe situatës në veri.

“Walkeri i bëri disa pyetje Escobarit, ku pyetja e parë ishte pse ankohet Qeveria e Kosovës se Escobari dhe Lajcaku e Borrelli më tepër e favorizojnë Vuçiqin, kurse ndaj Kosovës po sillen më rreptë”.

“Escobari tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai është për ta bërë punën e tij që i është dhënë nga Departamenti i Shtetit”.

“Walker pyeti se si është e mundur se një sllovak e një spanjoll të merren me çështjen e Kosovës për paqe me Serbinë. Ndërsa, Escobari tha se Lajçaku nuk e përfaqëson Bratisllavën dhe Borrelli Spanjën. Këta janë përfaqësues të BE-së. Ai tha se “ne veprojmë me parimet e BE-së, me planin franko-gjerman, për të cilin u dakorduan në Ohër” dhe tha se problemi më i madh është Asociacioni. Asociacioni tha është i nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 dhe me ky plan duhet patjetër të zbatohet”.

“Ndërsa, Walkeriu përgjigj se nuk ka dëgjuar asnjëherë se në një shtet ekziston ndonjë lloj Asociacioni, pra brenda një shteti të ketë një shtet tjetër”, tha Dauti në Klan Kosova.

Tutje, sipas Dautit, Walker ka pyetur Escobarin se si do të veprojë Asociacionit, teksa siç tha ai, Escobari është përgjigjur se “Asociacioni do të veprojë brenda Kushtetutës së Kosovës dhe do të përdoret për çështje elementare, si gjuha, kultura e aktivitete të ndryshme, por jo me më shumë fuqi”.

TË FUNDIT
11 orë
FOTO/Me baba italian dhe nënë shqiptare, voglushja nis të qajë kur Italia shënon ndaj Shqipërisë
20 orë
"Si shqiponjë në stadium", fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund
20 orë
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani
1 ditë
17 vjet burg për shqiptarin nga Maqedonia që vrau gruan në Zvicër
1 ditë
Burek King-u i shqiptarëve e humb betejën ligjore me Burger King

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

voglushja qan

FOTO/Me baba italian dhe nënë shqiptare, voglushja nis të qajë kur Italia shënon ndaj Shqipërisë

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

17 vjet burg për shqiptarin nga Maqedonia që vrau gruan në Zvicër

burek king

Burek King-u i shqiptarëve e humb betejën ligjore me Burger King

nefail maliqi

Tribune de Genėve: Një gazetar shqiptar në Gjenevë kërkon ngritjen e bustit të heroit zviceran Guillaume Tell në Kosovë

vrasje

Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare

Jorn-Rohde

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Policia-e-Kosoves-800x445

Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok

INFO

NA NDIQ