David Junçaj, kryetar i ri i SHKA “Rapsha”

0

Sot, SHKA “Rapsha”, në kuvendin e IX-të zgjedhor të SHKA “Rapsha” , të mbajtur në selinë e kësaj shoqate në Drume, zgjodhi, për kryetar, profesor David Junçaj.

Lajmin per zgjedhjen e Junçaj, e bëri kryetari i deritanishem i SHKA “Rapsha”, Lucë Junçaj. Lexoni postimin e plotë të Lucë Junçaj:
“Të nderuar miq dhe bashkvendas kudo që ndodheni, Dua t’ju lajmëroj se sot në kuvendin e IX-të zgjedhor të SHKA “Rapsha” , të mbajtur në selinë e kësaj shoqate në Drume, me praninë e dhjetra antarëve, në përputhje me statutin e kësaj shoqate, dhe pas dy mandateve të plota në krye të kësaj shoqate pata kënaqësinë që nëpërmes votës së lirë dhe të ndershme, kryesinë e kësaj shoqate t’ja dorëzoj një intelektuali dhe antarit të devotshëm të kësaj shoqate, prof.David Dejvi Juncaj. Me një staf të rinjësh të mrekullueshëm, e që nga zemra ju uroj punë të mbarë dhe vazhdimsi të sukseseve të kësaj shoqate, duke qëne në sherbim të tyre si antar i kësaj shoqate në çdo moment, rrethanë përjetësisht!”, deklaroi Lucë Junçaj.