Davkova: Integrimi i rajonit në BE, do t’i heq kufijtë ndërmjet vendeve të Ballkanit

Picture of INA
INA

25/12/2024

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit, bëri thirrje se është koha për një hap të guximshëm, sipas shembullit të vitit 2004, i cili, siç theksoi, do të shënojë ribashkimin, gjegjësisht riintegrimin e rajonit në BE.

“E di që realistët do të komentojnë se po e kritikoj BE-në për shkak të qëndrimit të saj ndaj nesh, sepse ne synojmë BE-në, e jo BE-ja neve, por kam të drejtë të mendoj në mënyrë kritike si një grua ballkanase që percepton veten si evropiane dhe pret sjellje evropiane nga BE-ja”, tha ajo.

Siljanovska shtoi se në çdo takim me BE-në, liderët theksojnë domosdoshmërinë e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani është pjesë e natyrshme e Evropës: gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Ideja evropiane është një filozofi politike unike e mbështetur nga të gjithë aktorët politikë, partitë dhe qytetarët në rajon. Anëtarësimi në BE do të jetë një motiv i fuqishëm për ndryshime demokratike në rajon, i cili do të parandalojë përgjithmonë kërcënimet dhe destabilizimin nga nacionalistët e frustruar dhe do të garantojë paqe të qëndrueshme”, theksoi Siljanovska Davkova, duke shtuar se integrimi i plotë i Ballkanit në BE do t’i japë fund rihartimit të pafund të kufijve, e me këtë edhe fundin e ballkanizimit si fenomen, duke fshirë kufijtë mes shteteve ballkanike.

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË