Portieri David De Gea ka gjasa të mëdha të tërhiqet nga futbolli aktiv, ka njoftuar “Marca” të premten. Bëhet e ditur se spanjolli është i vendosur të pensionohet, nëse së shpejti nuk pranon një ofertë për të qenë numri një në portë në ndonjë ekip të madh evropian.
Aktualisht, De Gea është lojtari i lirë, pasi në fund të edicionit të shkuar i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedit.
Ai ka pasur oferta të shumta por të gjitha i ka refuzuar deri më tani, pasi ato nuk ishin prej skuadrave të njohura të Evropës. 32-vjeçari është i vendosur për të qenë pjesë e ndonjë ekipi të njohur, në të kundërtën do të varë këpucët në gozhdë.
Ai prej vitit 2011 ka luajtur te Manchester Unitedi, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Atletico Madridit.