Dea i kthehet Luizit, ia përmend ish të dashurit e Kiarës

INA
INA

12 Gusht, 2023

Gjatë një debati në “Big Brother VIP”, Dea Mishel e quajti Luizin provincial. Deklaratë që duket se atij i ka mbetur në mendje dhe mbrëmjen e djeshme e ka kujtuar gjatë një koncerti në Shkodër.Luizi tha përpara të pranishmëve se Shkodra nuk ishte provincë dhe se “ajo e kishte zakon çfarë vinin djem iu hipte, iu zbriste”, duke kërkuar më pas atë që ai e quan “ndihmë” të të pranishmëve për t’i bërë një dedikim Deas dhe “kujtdo që thotë se Shkodra është provincë”.

Më pas ai bashkë me të pranishmit këndon “O Lulija jonë me limona”. Videoja ka shkaktuar goxha polemika në rrjet, teksa nuk ka munguar as një reagim nga Dea.

Në disa statuse në Instagram ajo shkruan se nuk ka thënë se Shkodra është provincë por që Luizi ka mentaliteti provinciali, ndërsa ka fyer edhe Kiarën duke thënë se ajo ka pasur disa të dashur

“Sa për hipje-zbritje njerëzish unë 1 të dashur kam pasur gjithë jetën. Për më tepër, ti je një mashkull që ka rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë. Unë nuk gjykoj asnjeri, por nëse dëshiron të gjykosh, fillo nga vetja”, shkruan ajo.

Dea e konsideron Luizin “mosmirënjohës” duke përmendur se ajo nuk e paditi kur ai e kërcënoi në “Big Brother”, duke shkruar se nëse do e padiste do kishte dalë nga shtëpia i shoqëruar nga policia.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luizi

Publikohet kolona zanore e filmit që Luizi e këndon

Screenshot_2023-10-02-16-46-26-079-edit_com.facebook.katana

Nuse për shtëpi pra!! /Ja si e pret Kiara ardhjen e Luizit në shtëpi – Reagimi epik i Luizit!

luana-vjollca_1500626528-5945864

Videoja erotike me ‘emrin’ e saj, Luana nis emisionin me mesazh të fortë

albano bogdo

‘More djalë i patalentuar. Kërko falje publike’! Albërije Hadërgjonaj ‘kërcënon’ Albano Bogdon (FOTO)

fifi filloreta

Interpretimi rrëqethës i ‘Marshit të UÇK-së’ nga Fifi, flet për sulmin në veri

kristi-aliaj

Kristi në prag të fejesës? Kapet “mat” me një vajzë në rrugët e Tiranës (FOTO)

albano bogdo

Kritika për Albano Bogdon për deklaratat ofenduese ndaj Beatrix Ramosajt

efi dhedhes

Efi bëhet për spital/FOTO

Luizi votoi

Luizi viziton shtëpin e të moshuarve në Shkodër (FOTO)

INFO

NA NDIQ