Dea Mishel: Me Kristin kemi kimi, por nuk mund të flasim për ndjenja romantike

INA
INA

1 Qershor, 2023

Dea Mishel këto ditë i ka ngacmuar fansat përmes postimeve në rrjetet sociale duke aluduar për një ‘marrëdhënie’ me Kristi Aliajn.

“Na zbuluat… E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin”, kishte shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie të përbashkët me finalistin e ‘Big Brother VIP Albania 2’.

Ndërsa në një tjetër postim kishte treguar se është fjala për pjesëmarrjen e tyre në emisionin “She’s On Top”.

Dy ish-banorët e shtëpisë së famshme në Shqipëri do të jenë anëtarë të përjavshëm jurie në emisionin që nis transmetimin këtë të diel.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Ftesë në 5 në Top Channel, Dea është pyetur nga Bieta Sulo në lidhje me raportin me Kristin, por ka sqaruar se nuk ka ndjenja romantike mes tyre.

“Unë me Kristin kuptohemi shumë mirë. Me disa njerëz ose kuptohesh ose jo dhe ne të dy kuptohemi. Me Kristin kemi kimi, ai është djalë simpatik. Por, nuk mund të flasim për ndjenja romantike”, u shpreh ajo duke shtuar se mendon që në program “Kristi do të jetë më i rreptë se ai është i drejtpërdrejtë dhe unë do përpiqem ta zbus”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Luizi Kiara klipi

Del libri i parë për Luizin- Në mes të kaosit (FOTO)

luizi

Ja sa paguhet Luiz Ejlli për një reklamë në Instagram?

luana-vjollca_1500626528-5945864

Luana Vjollca: Ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës

dafina zeqiri

Bashkëpunim me Mozzik? Kjo video e Dafinës na bëri të gjithë të dyshojmë për projektin e ri

dancing with the Stars

Pas Olta Gixharit, konfirmohet anëtarja tjetër e jurisë së “Dancing With The Stars”

efi-luizi

Efi flet për Luizin dhe Kiarën

noizy

Noizy i gatshëm për në Mitrovicë

Luiz Ejlli Afrim Bunjaku

Luizi me fjalë prekëse pas vrasjes së policit të Kosovës: U vra babai i tre fëmijëve, nuk do të jeni vetëm

ronaldo-sharka

“Kristi u dërgon foto të organit gjenital ndjekësve”, Ronaldo Sharka: Ma ka treguar mua (VIDEO)

INFO

NA NDIQ