Debat publik në Tiranë: Cilët janë aleatët natyralë të shqiptarëve në Ballkan?

Picture of INA
INA

09/10/2023

Deserbizimi i diskursit publik shqiptar!” Nevoja e deserbizimit të diskursit publik shqiptar mblodhi në një takim debatues nga Tirana, Shkupi e Prishtina.

Publicisti Kim Mehmeti theksoi faktin se shqiptarët duhet të kthejnë sytë nga aleatët natyralë, si marrëdhëniet shqiptaro-kroate apo shqiptaro-bullgare, e jo të mbetemi në termat e debateve që nisin nga Beogradi dhe që shpesh lanë përcaktuar diskursin e debatit publik në të gjitha trevat shqiptare.

Një nga organizatorët e takimit, anëtar i Institutit të Komunikimit Medius, gazetari Agim Baçi, kërkoi që një debat i tillë të jetë pjesë e diskursit universitar, dhe sidomos i medias, me qëllim që faktori shqiptar të koordinojë qëndrime e propozime për një të ardhme që a në qendër zgjidhjen e çështjes shqiptare, ku arritja finale e njohjes së Kosovës është qëllimi kryesor i të gjithë faktorëve publikë.

Ligjërisht në takim, historianët Dorian Koçi e Ardian Muhaj, si dhe analisti e shkrimtari nga Prishtina, Xhevdet Pozhari, vunë theksin në domodoshmërinë për një angazhim të të gjithë faktorëve për të theksuar aleancat natyrale të shqiptarëve në rajon si dhe forcimin e opinionit publik për një qëndrim të fortë përballë provokimeve të përsëritura serbe, me qëllim mbajtjen peng të së ardhmes së Kosovës.

“Ne duhet që të bëjmë gjithçka që Kosova të shkojë drejt njohjes finale dhe për këtë duhet të mos kemi fokus Beogradin, por gjetjen e rrugëve që do të ulin ndikim serb në përcaktimin e axhendës për të ardhmen e Kosovës”, thahistoriani Ardian Muhaj, duke martë në një analizë atë që po ndodh me faktorin ndërkombëtar.

Takimi zhvilluar paraditen e së hënës në ambientet e Qëndresës Qytetare është sipari që hap edhe këtë debat publik, që shumë shpejt pritet të jetë në disa qendra universitare në Tiranë, Shkup e Prishtinë.

TË FUNDIT

Trump: Irani ka kontaktuar, dëshiron të negociojë

Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

MSH do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Ibrahimi: Legjitimiteti nuk është lojë futbolli në Qeveri, Soravi… por punë dhe angazhim

“Kush është spiun e kush autoritar?!”, akuza të ashpra mes Mickoskit dhe Filipçes

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË