Debat publik për përmbajtjen e Projekt-ligjit për shitjen e tokës bujqësore, Hoxha: Po dëgjojmë gjitha palët

Me qëllim të transparencës së plotë, sot u zhvillua debat publik për përmbajtjen e Projekt-ligjit për Shitjen e Tokës Bujqësore në Pronësi të Shtetit.

Në debatin publik morën pjesë përfaqësues nga të gjithë partnerët ekonomikë të Ministrisë së Bujqësisë (shoqatat e fermerëve, dhomat e tregtisë, nën-sektorët, grupet shkencore), si dhe të gjitha organizatat e tjera joqeveritare, të cilat kanë shprehur pikëpamje të caktuara lidhur me Ligjin në periudhën e kaluar.
Ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha theksoi se ky debat i sotëm është konfirmim se proceset gjithëpërfshirëse në hartimin e Ligjit nuk kanë qenë thjesht vetëm fjalë boshe, por realitet që ne me të vërtetë e kemi zbatuar.

“Kështu, Projektligji, i cili sot është objekt diskutimi dhe debati publik, përfshin të gjitha propozimet konstruktive të publikut dhe ndryshon nga teksti origjinal që ishte në dispozicion të publikut. Debati i sotëm publik ishte i orientuar në atë drejtim, për të dëgjuar propozime të argumentuara mirë nga të gjithë që janë të përfshirë, qofshin ata prodhues të drejtpërdrejtë, tregtarë apo punëtorë shkencorë. Nëse propozimet e tyre kanë për qëllim përmirësimin e tekstit të ligjit, ne do t’i shqyrtojmë me kujdesin e duhur dhe sigurisht që propozimet konstruktive do të pranohen nga ana jonë.”, ka theksuar ministri Hoxha.