Kushtetuesja vulos: shqiptarët tani 29.5% në RMV, nxehet debati politik, kërkohet regjistrim i ri?!

Picture of Ina Online
Ina Online

27/06/2025

Titulli origjinal i DW: Mickoski: Nëse ka dyshime, mund të bëjmë regjistrim të jashtëzakonshëm!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar pjesë të metodologjisë së regjistrimit të popullsisë nga viti 2021, që kishin të bëjnë me kategorizimin e popullsisë si “rezidente” dhe “jo rezidente”, ka nxitur një debat të ri politik në Maqedoninë e Veriut.

Gjykata vlerësoi se këto dispozita nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe Kushtetutën, duke ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e procesit të regjistrimit dhe nevojën për një regjistrim të ri të jashtëzakonshëm, përcjell Deutsche Welle.

Krahas kërkesave për përgjegjësi penale për tejkalim kompetencash nga ana e Entit Shtetëror të Statistikave, është shtruar edhe çështja nëse vendi ka nevojë për një regjistrim të ri për të siguruar të dhëna të besueshme.

“Duhet një metodologji e re për regjistrimin e radhës. Teknikisht, regjistrimi i rregullt pritet të mbahet në fillim të dekadës së ardhshme, në vitet 2031–2032, por nëse ekziston dyshim dhe vullnet politik, mund të realizohet një regjistrim i jashtëzakonshëm edhe tani, sepse dikush po përpiqet të keqpërdorë qytetarët,” deklaroi Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një aktiviteti publik.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se pjesët e kontestuara të metodologjisë së regjistrimit nuk ishin në harmoni me vlerat themelore të rendit kushtetues, në veçanti me nenin 8, paragrafi 1, pika 3 të Kushtetutës, si dhe me nenin 51 që përcakton se të gjitha aktet duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Gjithashtu u konstatuan shkelje edhe të dispozitave të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave të vitit 2021.

Gjykata vlerësoi se drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave kishte tejkaluar kompetencat duke futur me akt nënligjor kategorizimin e popullsisë si “rezidente” dhe “jo rezidente”, pa bazë ligjore. Në bazë të vendimit, shqiptarët ishin numëruar si rezidentë vetëm mbi 24%, ndërsa tanimë me përfshirjen e atyre jorezident, numri zyrtar arrin në 29,5%. Pra sipas shifrave zyrtare, në total 54.21 % janë maqedonas, 29.52% shqiptarë dhe pjesa tjetër komunitete pakicë.

Regjistrim elektronik si alternativë

Kryeministri Mickoski propozon si zgjidhje alternative realizimin e një regjistrimi elektronik, duke u bazuar në ndërthurjen e të dhënave nga dhjetëra baza referuese, në përputhje me udhëzimet e EUROSTAT. Sipas tij, me këtë metodë, rreth 90% e popullsisë mund të regjistrohet përmes sistemeve elektronike, ndërsa vetëm 10% do të kërkonin kontakt në terren.

“Vetëm tek ne regjistrimi është shndërruar në instrument politik. Në thelb, është një operacion teknik dhe nuk duhet të përdoret për qëllime politike,” theksoi ai. Sipas tij, shteti nuk mund të zhvillohet mbi të dhëna të pasakta apo të fabrikuara.

Reagime politike dhe pasoja në nivel lokal

Debati ka përfshirë edhe përfaqësues të opozitës. Deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët i kërkoi kryeministrit në Kuvend të shpjegojë nëse qeveria ka ndërmend të ndryshojë vendimin për numrin e këshilltarëve komunalë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e kategorizimit të popullsisë në regjistrim.

Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arbën Fetai, në një konferencë për media deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm, duke e cilësuar regjistrimin e vitit 2021 si të paligjshëm dhe antikushtetues.

Mickoski, ndërkohë, e konsideroi të nevojshëm uljen e numrit të këshilltarëve në zgjedhjet e ardhshme, si masë për të ulur shpenzimet, megjithatë shprehu shqetësim për rënien e numrit të popullsisë: “Fatkeqësisht, këto janë shifrat dhe ne duhet të përshtatemi me to,” tha ai./DW

TË FUNDIT

Shefja e BE-së përballet me votëbesim në Parlamentin Europian, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË