Sot u zhvillua derbi mes Barcelonës dhe Real Madridit në atë që njihet ndryshe në botë si ‘El Clasico’.
Madrilenët arritën fitore falë dy golave të shënuar nga Jude Bellingham në pjesën e dytë, i cili po vazhdon me formë të jashtëzakonshme që prej transferimit nga Borussia Dortmund, duke dëshmuar se golat e tij nuk janë fat, por rezultat i një pune të palodhshme.
Si çdo herë tjetër, edhe kësaj radhe kjo ndeshje u përcoll me polemika të shumta si nga ana e ndarjes së drejtësisë e deri tek momentet e nervozizmit nga lojtarët e të dy palëve.
Gavi sot pati një paraqitje mjaft të mirë ndonëse Barcelona humbi, duke fituar shumë duele në fushë por edhe duke sakrifikuar veten për ekipin me disa ndërhyrje të palejueshme, të cilat lehtë mund të ndëshkoheshin nga gjqytari.