“Hajde ikni. Keni 1000 plazhe të tjera. I urrej myslimanët”, pronari i biznesit në Mal të Zi dëbon familjen(VIDEO)

ina-online
ina-online

9 Gusht, 2023

Një incident i pazakonshëm ka ndodhur në një nga pikat turistike në Mal të Zi. Pronari i një biznesi ka dëbuar një familje muslimane vetëm pse ishin me mbulesë dhe se ata kishin shkuar në plazh për të marrë rreze dielli.

Dragan Gj, pronari i atij plazhi ka larguar familjen vetëm pse ishin me mbulesë apo siç tha me hixhab.

Ministri i brendshëm malazez, Filip Axhiq konfirmoi rastin ku sipas tij, pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre. Ai shtoi  se fajtori për ngjarjen ishte Dragan Gj që është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për deklarim.

Axhiq ka theksuar se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, duke shtuar se pret përgjigje nga prokuroria.

Bëhet fjalë për pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës, ku pronari ka thënë se nuk lejohet noti me rroba dhe kjo shënohet në tabelën përballë pishinës. “Ata mund të notojnë me burka, me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, tha pronari i plazhit, Dragan Gj.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Dritan Abazovic

Rrëfimi i Abazoviç: Jam nën kallash prej 3 vitesh. Kam krijuar shumë armiq në Mal të Zi

ndotja pollog

“E gjithë Europa po thith ajër toksik”, harta e vendeve më të ndotura, kryesojnë vendet e Ballkanit

vucic-1

E përsëriti në Nju Jork, Vuçiq: Nuk e njohim Kosovën e pavarur

punetor ndertimi

Sa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës punojnë në Kroaci?

vila keglevich

Shitet vila më e shtrenjt në Ballkan, çmimi 7.5 milionë euro dhe ja ku ndodhet?

Maria GABRIEL

Gabriel: Përveç ndryshimeve kushtetuese, Shkupi duhet ta përmbushë edhe kompromisin e vitit 2022

Robert Dumitru

Rumuni që flet shqip prej 17 vjetësh: Dua të kem pasaportë shqiptare

armina nuraj

Çfarë keni bërë për kombin shqiptar në Sanxhak?

Shaip Kamberi Albin Kurti

Kurti takon Kamberin – iniciativat e shqiptarëve në Luginë po pengohen nga kreu i Parlamentit të Serbisë

INFO

NA NDIQ