Dedikimi i veçantë i Arilena Arës për ditëlindjen e partnerit

Arilena Ara, fituesja e “X Factor”, ka uruar sot (e diel) ditëlindjen e një njeriu të veçantë për të.

Ajo i ka uruar ditëlindjen Popit, siç e njohin të gjithë kryekoordinatorin e spektakleve të ndryshme, përfshirë edhe “X Factor”, të cilin e kishte fituar shumë vite më parë – por jo vetëm kaq.

Ai tashmë është edhe i dashuri i saj, me të cilin është në një romancë dashurie prej shumë vitesh.

“Urime ditëlindjen për njeriun që unë me krenari mund ta thërras baba”, ka shkruar ajo.

Krijuesja e hitit “Nëntori” ka bllokuar pjesën e komenteve, duke mos i lënë hapësirë fansave të reagojnë për këtë mesazh.

Të njëjtit janë partnerë në muzikë që një kohë të gjatë e po ashtu shumë të afërt edhe në jetën e përditshme.

Në një intervistë të dhënë më parë, Arilena rrëfeu për njohjen me Kolën duke theksuar se qëndron prapa çdo suksesi të artistes.