Dega e BDI-së Gostivar ngel pa asnjë përfaqësues në ekzekutiv

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/04/2023

Shkarkohet edhe përfaqësuesi i fundit në ekzekutivin aktual, nga dega e BDI-së në Gostivar, përkatësisht sekretari shtetërorë në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale z. Resmi Ejupi.

Këtë e ka theksuar fraksioni i BDI-së, duke shprehur reagim.

Më tej nënvizohet se me shkarkimin e Ejupit dhe më herët të Bashkim Hasanit, një prej degeve më të mëdha të BDI-së, siç është dega e Gostivarit ngel pa asnjë përfaqësues në nivel të tre eshalonëve qeveritar, që ndodhë për herë të parë që nga themelimi i BDI-së.

Më poshtë do të gjeni reagimin e plotë të z. Resmi Ejupit të publikuar në rrjetet sociale:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të BDI-së Gostivar, në vitin 2020 u emërova si Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nga udhëheqësia e Degës së Gostivarit, kur kryetar ishte Bashkim Hasani, të cilit dua ta falemenderoj publikisht për besimin e dhënë në atë kohë që unë si kuadër i BDI-së të jem përfaqësues politik në këtë institucion, ku u përpoqa që përgjatë këtyre dy vite e gjysëm të qëndroj afër aktivit politik në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi duke u munduar që të jemë në shërbim të tyre.
Me këtë rast dua që të ju informoj që nga dita e djeshme nuk e ushtroj pozicionin e Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe këtu vlen të theksoj se arsyeja e vetme se pse shkarkohem nga ky pozicion është SHPREHJA DHE PËRKRAHJA E MENDIMIT NDRYSHE.

Shprehjen e mendimit të lirë dhe përkrahjen e mendimeve të cilët mendoj se janë në favor të shoqërisë nuk do të ma ndaloj asnjë formë e reperkusionit politik.
Vazhdoj të përkrah dhe të jem pjesë e “Grupit të Zjarrit” dhe pjesë e atij mendimi që sipas meje është në favor të shoqërisë në përgjithësi, dhe BDI-së si parti politike.
Me respekt, Resmi Ejupi”.

 

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1709069274434

Në Beograd sot u festua pavarësia e Republikës së Kosovës

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

INFO

NA NDIQ