Kryesia e degës së Lëvizjes Besa në Austri më 13.05.2023 në Vjenë ka mbajtur mledhjen e sajë të rregullt ku mori disa vendime të rëndësishme për aktivitetet e saja në këtë vit kalendarik .
Në kuadër të realizimit të risisë që promovon Lëvizja Besa për herë të parë në historinë e partive politike shqiptare rreth përfaqësimit të diasporës në kuvendin qendrorë, kryesia e degës së LB në Austri me propozim të nëndegëve zgjodhi Xhevat Xhemaili si përfaqësuesin e sajë në kryesinë qendrore të partisë.
Por kush është Xhevat Xhemaili?
Xhevat Xhemaili lindur më 20.11.1962 në fshatin Vicë – Tetovë.
I burgosur për vempimtari “amiqësore” nacionaliste e irredentiste në vitin 1982 si anëtar i organizatës ilegale “Kushtrimi i Lirisë” e udhëhequr nga Rafi Halili dhe dënuar me 3.5 vite burg që i mbajti në burgun famëkeq të Idrizovës.
Më vitin 1985 arratiset në Austri ku fiton azil politik.
Që nga viti 1986 kyçet në radhët e LPRK-së dhe ishte themeluesi i nëndegës së sajë për Austri ku në Mledhjen e parë të Përgjithshme zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm deri (me ndërpreje) në përfundimin e misionit kombëtar të sajë, çlirimin e Kosovës më vitin 1999.
Më vitin 1996 zgjidhet Drejtor i Fondit “Vendlindja Thërret” të cilin e udhëhoqi me shum sukses deri në çlirimin e Kosovës.
Pas luftës së Kosovës merr pjesë aktive dhe ishte njëri nga akterët kryesorë në ngritjen e strukturave të UÇK-së në Maqedoni, në mledhjen konstituive të Shtabit të Përgjithshëm në Vicë ( mars 2001) emrohet shef i sigurimit të Shtabit të Përgjithshëm.
Bashkëthemelues i PDK-së, (Partia Demokratike Kombëtare) kryetar i degës për Tetovë deri në vitin 2002.
Bashkëthemelues i shum shoqatave kulturo – sportive me qëllim ruajtjen e vlerave kombëtare në perendim siç ishin “Afrim Zhitia”, “Fadil Vata” “17shtatori”, ” Bashkësia shqiptare “, klubin e shahut “Arbëria ” që garon në ligën më të lartë në Bundeslandin e Vjenës etj.etj.
Organizatorë i shumë demonstratave në Vjenë, Linz, Budapest në senzibilizimin e ç’ështjes shqiptare.
Veteran i luftës Kosovës dhe Maqedonisë i dekoruar nga Presidenti i Kosovës për merita dhe kontribute të veçanta në çlirimin e sajë.
Ai ishte poashtu aktiv edhe në jetën politike e sportive vendore duke qenë këshilltarë komunal në komunën e Riedit ku përfaqësonte të Gjelbërit (Die Grünen) ndërsa 12 vite ishte refer futbolli në ligat e klasave të ulta të Austrisë.
Dhe së fundmi i rikthyer në politik duke aderuar në Lëvizjen Besa të vetmen shpresë të shqiptarëve në Maqedoni duke bashkëthemeluar degën e LB në Austri.