Deklarata diskriminuese e Ledrit për vajzat repere, reagon Dafina Zeqiri: “Mos e poshtëroni…”

0

Së fundmi këngëtari i njohur Ledri Vula është përfolur shumë në media lidhur me mënyrën se si u shpreh në emisionin “NIN”, për reperet femra.

Mes shumë gjërave që ai tregoi në emision, ndjekësve nuk i ka pëlqyer një fjali që është konsideruar diskriminuese ndaj grave dhe vajzave:

“Edhe femnat ja kanë nisë me repovat, diçka s’o n’rregull.”-u shpreh reperi dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë t’i kundërvihen duke e cilësuar atë çka tha ai, një koment me përmbajtje diskriminuese.

Deklaratat e fundit duket se ka nevrikosur edhe këngëtaret shqiptare, të cilat kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.

E para që reagoi ishte ish pjesmarrësja e “The Voice of Albania”, Edona Vatoci, e cila njihet edhe për lidhjen që pati me shokun e Ledrit, reperin Buta.

Ndërkohë që citoi repererin, Edona shkruan:“Qysh gjinja munden me dalë në Televizion edhe me bo këto komente mizogjene në vitin 2019″.

Por, pse nuk mundem vajzat të bëjnë rep? Kjo ka qenë ajo që edhe ndjekësit e shumtë kanë kanë pyetur, dhe Ledri nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka sqaruar gjithçka.

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vetë si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”- ka shkruar Ledri në reagimin e tij në “InstaStory”.