Deklarata e familjes Bytyqi në 19-vjetorin e vrasjes makabre të tre vëllezërve Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi bëjnë thirrje për drejtësi

0

Ata thonë se nuk do të ndalen sa të kenë frymë, që drejtësia të shkojë në vend dhe për këtë ndërsa besojnë shumë te SHBA, drejtojnë gishtin nga njeriu që kishte porositur ekzekutimin e tyre, dhe është bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, kanë thënë ata.

WASHINGTON D. C.: Për 19 vjet, Familja Bytyqi, babai Ahmeti nëna Bahrie, dhe dy fëmijët Fatosi edhe Ilir Btyqi, nuk kan pushuar së përpjekur për t’i sjell para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve , Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi. Ata thonë se nuk do të ndalen sa të kenë frymë, që drejtësia të shkojë në vend dhe për këtë ndërsa besojnë shumë te SHBA, drejtojnë gishtin nga njeriu që kishte porositur ekzekutimin e tyre, dhe është bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, kanë thënë ata.

Sot, 19 vjet nga egzekutimi makabër e tre vëllezërve ,  në korrik 1999, shtetasit amerikanë me origjinë shqiptare Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët u kapën nga policia serbe në kufirin me Kosovën pas përfundimit të luftës, ndërsa ndihmonin një familje rome të largohej nga Kosova, ndërkohë që trupat e tyre u gjetën më vonë në një varr masiv në qendrën stërvitore të policisë në Petrovo Selo në Serbinë lindore, Familja Bytyqi ka lëshuar një dekleratë.

Në dekleratën e familjes Bytyqi nga Nju Jorku, thuhet se :”Serbia,  përsëri, është e njohur se po bëhet vendi për mbrojtjen e kriminelëve të luftës. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, vazhdon të tregojë besinkëri ndaj Goran “Guri” Radosavljeviç, personin, i cili është një arsye kryesore pse, tre vëllezërit Bytyqi, u egzekutuan 19 vjet më parë në qendrën stërvitore të policisë në Petrovo Selo në Serbinë lindore ”.

Më tej në këtë deklerat permendet fakti se ka qenë Uashingtoni, i cili vazhdimisht i ka kërkuar Beogradit, zbardhjen e kësaj vrasje dhe nxjerrjen e fajtorve para drejtësisë.

“Vetëm në vitin e kaluar, Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA miratoi një rezolutë duke e quajtur egezekutimin e tre vëllezërve Bytyqi, tre shteteasve amerikan, “të dënueshme” dhe se deri tani gjatë 19 vjetëve, nuk ka pasur drejtësi për vrasjet e Ylli, Agron dhe Mehmet.”

Kongresisti Lee Zeldin, thuhet në deklerat ka thënë të njëjtën gjë, kur i është drejtuar, vitin e kaluar ish Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, teksa i quajti përpjekjet e Serbisë “të frustruara”. Nga ana e tij, kongresisti Eliot Engel e ka quajtur atë “të tmerrshëm” dhe “një turp” thekson deklerata e Familjes Bytyqi.
Simbas dekleratës, së kësaj familje thuhet se Qeveria e Serbisë, ka fituar kohë, me këtë zhagitje.

“Për 19 vjet, përmes qeverive të ndryshme, Serbia, ka mbrojtur vazhdimisht kriminelët e luftës që vranë anëtarët e familjes sonë dhe mijëra civilë të tjerë. Qeveria dhe prokurorët e saj nuk kanë bërë asgjë. Presidenti Vuçiç, ka bërë premtime të guximshme, vetëm për të mbrojtur vetë personin( urdhëruesin e varsjes së tre vëllezërve) që na tha ishte përgjegjës për vrasjet e vëllezërve Bytyqit” thekson kjo familje në dekleratën e saj sot nëntëmbëdhjet vjet nga vrasaja e tre vëllezerve në Serbinë lindore.

Duke shtuar se nuk ka ndoshta ndonjë turp më të madh( për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç), sesa të mashtrojë prindërit për fëmijët e tyre të vrarë.
“Ne kemi luftuar këto padrejtësi për 19 vjet. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa duhet, që drejtësia të flasë deri sa të shkojë në vendin e saj”, përfundon e deklerata e Familjes Bytyqi –  babai Ahmeti nëna Bahrie, dhe dy fëmijët Fatosi edhe Ilir Btyqi, të cilët nuk kan pushuar së përpjekur për t’i sjell para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve , Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.

Në korrik 1999, shtetasit amerikanë me origjinë shqiptare Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u kapën nga policia serbe në kufirin me Kosovën pas përfundimit të luftës, ndërsa ndihmonin një familje rome të largohej nga Kosova.

Trupat e tyre u gjetën më vonë në një varr masiv në qendrën stërvitore të policisë në Petrovo Selo në Serbinë lindore.

Shumë dëshmitarë pohuan se në atë kohë, personi në krye të kampit stërvitor të Petrovo Selo ishte Radosavljeviç, megjithëse ai këmbënguli se ishte me pushime kur vëllezërit u vranë.

Radosavljeviç, i cili tani drejton disa kompani sigurie në Beograd, u hetua shkurtimisht në lidhje me krimin nga prokuroria serbe, por nuk u padit kurrë.
Familja e vëllezërve Bytyqi thotë se ata kanë marrë premtime nga ana e institucioneve serbe për vite me radhë se krimi do të zgjidhet, por deri tani pa ndonjë rezultat të prekshëm.

Kjo deklaratë e familjes Bytyqi, erdhi pasi njëmbëdhjetë anëtarë të Kongresit Amerikan, vtin e kaluar  pohuan në një letër për zv/presidentin amerikan Mike Pence se presidenti serb Vuçiç ka pranuar se Radosavljeviç ishte përgjegjës për vrasjet e tre vëllezërve Bytyqi.

Në letrën e datës 14 korrik 2017, anëtarët e kongresit thanë se Vuçiç “si ka mbajtur premtimet” për të zgjidhur krimin dhe se ai “vazhdon lidhjet e tij të ngushta me të dyshuarin kryesor, Goran “Guri” Radosavljeviç”.

“Kur ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, dhe një anëtar i familjes, e vunë në pikëpyetje këtë marrëdhënie, presidenti Vuçiç u përgjigj se kritikëve duhet “t’u vijë turp” nga vetja,” thuhej në letër.

“Kjo ndodhi pavarësisht se presidenti Vuçiç siguroi se Radosavljeviç ishte përgjegjës për krimet,” shtoi ajo.