Deklarata e Nikollovskit shkakton “tërmet” në Sofje / Kostadinov: Duhet ta informojmë BE-në

Picture of ina-online
ina-online

20/09/2024

Eurodeputeti bullgar nga radhët e GERB-it, Andrej Kovaçev kërkon që Partia Popullore Evropiane të përjashtojë VMRO-DPMNE-në, e cila është pjesë e kësaj “familjeje” partish nga qendra e djathtë në Evropë.

Ky reagim i tij vjen pas qëndrimeve të zv.kryeministrit Aleksandar Nikollovski lidhur me vizitën e Davkovës dhe mos vendosjen e flamurit të Maqedonisë. Kovaçev vlerëson se VMRO-DPMNE në çdo mënyrë tregon se dëshiron t’i bashkohet partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orbán sepse siç thotë ai po largohet nga vlerat e PPE.

“Partia Popullore Evropiane është e informuar për politikën e VMRO-DPMNE-së ndaj Bullgarisë. Ka opsione për të ngrirë anëtarësimin dhe për të hequr partinë nga grupi”, deklaroi Andrej Kovaçev, Eurodeputet i Bullgarisë.

Ai thotë se seritë e provokimeve nga pala maqedonase në asnjë mënyrë nuk janë të shkaktuara nga Bullgaria, por edhe se Bullgaria nuk po i përdor këto tema për fushatën parazgjedhore, siç akuzojnë politikanët maqedonas.

Edhe lideri i partisë së ekstremit të djathtë bullgar Prerodba, Kostadin Kostadinov, ka njoftuar se do të dorëzojë në Kuvend një projekt-deklaratë për të dënuar, siç thotë ai, ringjalljen e gjuhës së urrejtjes nga Shkupi zyrtar.

Duke komentuar paralajmërimet për përjashtimin e VMRO-së nga Partitë Popullore Europiane, kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE-së Micksoki tha se po të ishte 1 prilli do të ishte shaka e mirë. Mickoski tha se Maqedonia kujdeset për interesat e saj.

“Më vjen keq që në mungesë të një vizioni, projektesh, strategjie dhe politikash serioze, tema kryesore në Bullgari dëshirojnë të jetë Maqedonia dhe çështja maqedonase, por kjo është zgjedhja e tyre, jo e jona. Më në fund, për të shtatën herë, le të zgjedhin një qeveri të qëndrueshme politike me të cilën ne si Qeveri do të mund të ndërtojmë marrëdhënie reale të fqinjësisë së mirë dhe bashkërisht të ecim drejt rrugës së integrimit të plotë të vendit tonë në BE. Kjo pritet nga fqinjët e mirë dhe prandaj ka një marrëveshje që quhet marrëveshja e fqinjësisë së mirë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ditë më parë zv.kryeministri Aleksandar Nikollovski duke komentuar mungesën e flamurit të Maqedonisë në fotografinë e përbashkët të Radevit dhe Siljanovska-Davkovës, tha se nikoqiri nuk është i civilizuar dhe se më të mjerë janë siç tha ai shërbëtorët në vend.

TË FUNDIT
34 minuta
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
4 orë
Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!
4 orë
Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit
4 orë
Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
7 orë
Baerbock: Ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

ME TE LEXUARA

1 ditë
Janevska për Institutin e gjuhës maqedonase: Kjo Qeveri do të rregullojë atë që është vonuar”
2 ditë
Mot më i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale
13 orë
LSDM: Edhe sa të shtëna dhe vrasje duhet të ndodhin që Toshkovski të japë dorëheqjen?
1 ditë
Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni
9 orë
Hapja e negociatave Shqipëri – BE, Qeveria e RMV-së përcjell urimet
1 ditë
Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit
2 ditë
Prezantim i rezultateve nga ndotja e ajrit në komunat – Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë
12 orë
Osmani: Sa do le të flasin që shqiptarët e kanë dëmtuar interesin maqedonas! Unë e kam defokusuar debatin në Bullgari, nga çështja e gjuhës dhe identitetit e kam sjellë në çështje të 3500 bullgarëve këtu

LEXO MË SHUMË

policia mvr

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë

Bilall Kasami

Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!

ziadin sela

Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit

termet

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Baerbock: Ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

lsdm vmro

Përderisa Shqipëria po negocion me BE-në, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza kush është bllokuesi më i madh

ivan stoilkovic

“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

Edi Rama

Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)

policia shkup naten mpb

MPB zbardh rastin e plagosjes në Çair/ Arrestohen 4 persona

INFO

NA NDIQ