Deklarata e policisë për protestën e 16 shkurtit, reagon ashpër LSI, ka një paralajmërim për Edi Ramën

0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të mbajë larg provokatorët nga protesta e 16 shkurtit.

Në një deklaratë për mediat Endrit Braimllari në emër të LSI ka hedhur edhe akuza mbi Policinë e Shtetit duke i kërkuar që të zbatojë ligjin.

“Policia të zbatojë ligjin. Të shkëputet nga Edi Rama. Paralajmëroj Edi Ramën që të mbajë larg provokatorët nga protesta e 16 shkurtit. Rama nuk është në krah të policisë, por në atë të krimit”, tha Braimllari ndër të tjera.