Deklarata e Vjosa Osmanit e ka lënë pa gjumë Aleksandër Vuçiqin – ja për çka bëhet fjalë!

Picture of INA
INA

04/10/2023

Profesori universitar dhe analisti politik, Enver Bytyçi ka kritikuar ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hillin, pas deklaratës së tij, se “Serbia është normale”.

Këtë deklaratë Hill e ka thënë pasi ka komentuar se është tërhequr ushtria serbe nga kufiri me Kosovën dhe të njëjtën kohë e ka quajtur hap pozitiv arrestimin e kryeterroristit Milan Radoiçiq.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, e ka përshëndetur edhe deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka paralajmëruar se Kosova ka prova të reja për implikimin e Serbisë në aktin terrorist ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Kjo deklaratë sipas profesorit e ka lanë pa gjumë Vuçiqin.

Postimi i plotë:

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar sot se “tërheqja e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Rdoiçiqit janë hapa pozitivë”. Ai priti të flasë vetëm atëherë kur pa diçka pozitive, sipas tij e cila duhej thënë!

Sipas kësaj logjike mundet që Serbia të bëjë masakra, ndoshta edhe kundër serbëve në Kosovë, e kur ajo të dënojë një ose dy autorë, të thuhet se “Serbia është normale”, “po bën hapa pozitivë”! Ky është qëllimi i zotit Hill: – Tu thotë partnerëve ndërkombëtarë se “Serbia është një vend normal”!

Por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me deklaratën e saj në CNN se do të dalin prova të reja për implikimin e Serbisë në aktin terrorist të Zveçanit, e ka lënë pa gjumë Aleksandër Vuçiq. Ndërsa sapo të publikohen këto prova edhe ambasadori Hill do të ndjehet keq! Serbia e Vuçiqit ka marrë tashmë pamjen reale që ajo ka – njësoj si Serbia e Milosheviqit!

https://fb.watch/nsM8KtQmPQ/

TË FUNDIT
3 orë
Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas
3 orë
Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës
21 orë
Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë
21 orë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
1 ditë
Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram begaj

Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

spanja kosova

Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

wesley clarck vesli klark

Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

muharrem maralusha

Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)

bajram begaj

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

Lajcak

Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KFOR KS

Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kurti Mark Rutte

Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

INFO

NA NDIQ