Deklarata kundërthënëse për punësimet! 2-3 mijë shqiptarë në administrate apo transformime në shëndetësi?

Picture of INA
INA

21/02/2025

Gjatë një aktiviteti partiak, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti është zotuar se brenda një viti Qeveria do të realizojë më shumë punësime sesa janë bërë gjatë dy mandateve të kaluara nga subjektet tjera politike shqiptare. Siç shkruhet në komunikatën për media, Mexhiti citohet të ketë thënë: “do të bëhen qindra e qindra, mos të them 2-3 mijë shqiptarë në administratën shtetërore, publike dhe gjithandej ku ka nevojë për t’i ripërtërirë ato vende pune”.

Po se si do të arrihet kjo, e pyetëm sot, por përgjigja ishte pak më ndryshe. Tha se ka folur për transformim të vendimeve.
Keni paralajmëruar se 2-3 mijë shqiptarë do të punësohen në administratën publike. Në çfarë forme?
Izet Mexhiti: “Po në vazhdimësi ka nevojë për punësime të reja, kam folur për transformimet e vendimeve në shëndetësi të cilat vite të tëra kanë mbetur, 10 vite me kontrata në vepër, ka vendim të Qeverisë për transformim të vendimeve dhe janë 1500 punësime, po ashtu do të vazhdohet edhe në sektorët e tjerë”.
A jeni në komunikim me Ministrinë e Financave?
Izet Mexhiti: “Po, po, është vendim i qeverisë”.

E pyetur për punësimet e paralajmëruara nga Mexhiti në aktiviteti partiak, Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se nuk ka nënshkruar punësime në baza etnike. Plani për punësime sipas saj është mbyllur vitin e kaluar.

“Planet vjetore nuk parashohin diçka të tillë, e as unë nuk kam nënshkruar në këtë moment pëlqim për punësime në baza etnike, ose aq shumë siç e kam dëgjuar si numër. Një gjë e tillë nuk ekziston në këtë moment, ajo që është aktuale normalisht është sektori i shëndetësisë sepse atje kemi edhe më parë njerëz që kanë punuar me marrëveshje, nëse i lëshojnë do të ketë ndërprerje në atë që do të thotë shërbim në vazhdimësi, sepse është specifike veprimtaria, shëndetësi, dhe kjo është diçka të themi që është nënshkruar në këtë periudhë, ata që kanë punuar, mos të keqkuptohemi, u vazhdohet, më shumë se kjo, asgjë”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska – ministre e Financave.

Pra, deklarata e sotme e Mexhitit dhe Koçovskës përputhet vetëm në pjesën kur flasin për transformimet e vendimeve në shëndetësi, por 2-3 mijë punësimet sot, nga pyetjet që i bëmë, nuk u përmendën askund. Përgjigja ndoshta mund të gjendet në reagimin e sotëm të Ministrit të Administratës Goran Minçev. Në faqen e ministrisë Minçevi e luti Mexhitin, që, siç shkroi, mos sillet si Liza në Botën e Çudirave duke premtuar diçka që, sipas Minçevit, nuk është as reale dhe as e mundur pa shkelur procedurat ligjore dhe parimet e menaxhimit të mirë.

TË FUNDIT

Një sekondë shpëton jetën e Gjesti-t në BBVA

Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

Letër e hapur nga Shoqata shqiptaro-amerikane për ambasadoren Ageler, mbi tragjedinë në Koçan, tensionet etnike dhe manipulimin politik të kësaj tragjedie

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË