Deklaratat e fundit për sulmin terrorist në veri, kërkohet që Edi Rama të shpallet non-grata në Kosovë

Picture of INA
INA

30/09/2023

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me zhvillimet e fundit të veri. Ai kritikoi disa politikabë, analistë të cilët po i mbrojnë qëndrimet e Ramës, që sipas tij janë pro-serbe.

Bytyçi tha se nuk kishte se çka të keqkuptohet Rama, ai formuloi një kërkesë fjalë për fjalë çfarë e pati formuluar Aleksandër Vuçiç.

Postimi i plotë:

Eshtë vërtetë e dhimbshme që në Kosovë guxojnë jo pak politikanë, analistë dhe njerëz ta mbrojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në qëndrimet pro-serbe të tij! Ata që duan ta mbrojnë dhe e mbështesin thonë se “Edi Rama u keqkuptua në Kosovë”! Nuk e di çfarë kishte për t’u keqkuptuar! Ai formuloi një kërkesë fjalë për fjalë çfarë e pati formuluar Aleksandër Vuçiç. Ku është keqkuptimi, kur citohet e njëjta çfarë thotë presidenti i Serbisë, vetëm se i ndërron vendin një fjale në fjali?!

Disa thonë “Mos të lexojmë këtë gjë negative që tha Rama, sepse ai ka thënë edhe gjëra të mira për Kosovën”! Liderët dallohen, sepse asgjë në deklaratat e tyre nuk rrëshqet, nuk i kundërvihet si kundërthënie pohimeve të tyre. Nëse ka kundërthënie, atëherë kjo ndodh qëllimshëm, që mesazhet të mbështillen me një tis, me të cilin i shërbehet të keqes. Nuk mundet asnjë udhëheqës në botë të mos kritikohet për mesazhe negative, të dëmshme e madje armiqësore, në rastin konkret për Kosovën, pse një ditë më parë pati thënë disa fjalë të bukura, por pa ndikim praktik!

Disa të tjerë e konsiderojnë përçarje kombëtare kritikën e qëndrimeve të Edi Ramës. Sipas tyre, krzeministri i Shqipërisë mund të bashkëpunojë me Serbinë kundër Kosovës, por kjo nuk duhet thënë e nuk duhet kritikuar, sepse përçahet kombi, përçahet Kosova me Shqipërinë”! Të tillë njerëz reagues e rëndojnë dhe e kërcënojnë më shumë Kosovën, sepse duan që të fshihet e vërteta dhe Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të bashkëpunojë me Beogradin kundër Kosovës!

Nëse në Kosovë nuk e kuptojnë se kryeministri i Shqipërisë është një prej arsyeve kryesore të pengesave për shtetndërtim, njohje dhe sukses, atëherë e keqja vetëm se do të thellohet dhe këto pengesa do shtohen! Nuk mjafton të jesh kryeministër i Shqipërisë dhe të të falet gjithçka që bën kundër vendit tënd, në këtë rast kundër Kosovës! Duhet ta dëshmosh mbështetjen dhe veprimtarinë tënde pro- Kosovës, që të ruhet uniteti, koherenca dhe bashkëpunimi vëllazëror midis dy vendeve! Nëse Rama bashkëpunon me Serbinë dhe mbron pikëpamjet, idetë, tezat dhe interesat e saj në Kosovë, atëherë ai duhet të jetë i papranueshëm në Kosovë! Madje non-grata!

TË FUNDIT
3 orë
Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas
3 orë
Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës
20 orë
Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë
21 orë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
1 ditë
Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram begaj

Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

spanja kosova

Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

wesley clarck vesli klark

Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

muharrem maralusha

Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)

bajram begaj

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

Lajcak

Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KFOR KS

Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kurti Mark Rutte

Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

INFO

NA NDIQ