Deklaratat e Ramës për Turqinë/ Lubonja: Shantazh Evropës, tregon që është gati të…

0

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar sonte ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili, pyetur per deklaratat e kryeministrit Rama per Turqine, thote se jane problematike.

“Intervista ka trajtuar cështje që i ka trajtuar me shqiptarët, këtu duket sikur ka bërë një politikë për ti bërë qejfin Erdoganit. Nje teori konspiracioni mund të jenë lidhur me faktin se ne aspirojmë Evropën, sikurse dhe Erdogani ka aspiruar Evropën. Ne tani duam të hapim negociata dhe për shkaqet tona jo të Evropës nuk na hapet kjo portë si dhe Turqia, sepse kishte ide të kundërta për hyrjen e saj, ekonomikisht mund të hynte por kishte probleme për të drejtat e njeriut, të fesë myslimane, tani problemi i bëhet një shantazh Evropës që shiko se ne po kthemi këtej, Rama tregon që është i gatshëm të përdorë të gjitha ujërat, unë s’them të mos kesh diplomaci por ama një vizion për të ardhmen për një shtet demokratik duhet të kesh në këtë aspekt e konsideroj problematike këtë deklaratë.

Ajo qe me shqeteson, ose personalizimi i institucioneve, duket sikur fatet e marredhenieve tona, me Turqine apo nje vend tjeter mund te vendosen nga miqesite apo jo miqesite e dy lidereve kryesore. Ne kemi Parlament, opozite, kemi institucione, dhe kjo PO qe thote ky tingellon si autoritare, pse duhet dialogu atehere, diplomacia. Ju e pate Trumpin? Nje here tha do takohemi, pastaj jo, pra tha PO dhe JO. Dialogu gjen rruget e mesme”.

Komentet

komentet