Deklaratat për destabilizim të shtetit, Siljanovska nuk planifikon të thërrasë mbledhje të Këshillit të Sigurimit

Picture of ina-online
ina-online

16/08/2024

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për momentin nuk planifikon të thërras Këshillin Kombëtar të Sigurisë lidhur me informacionet për ekzistimin e indicieve për destabilizim të shtetit. Paralajmëroi se seancë e Këshillit mund të mbahet pas kompletimit të Këshillit, ndërsa temat, siç theksoi, do të jenë ajo për çka sot debatohet globalisht edhe në Evropë, ndërsa ajo është se ku po shkon dhe çka po ndodh në botë.

“Indiciet për destabilizim janë një gjë, kërcënimet për destabilizim janë tjetër gjë, por realiteti është ndryshe. Unë thashë se nuk do ta mbledh Këshillin sepse mendoj se në këtë kohë kur duhet të përballemi me zjarret si fatkeqësi natyrore, përballemi edhe me kërcënime të tjera nën thonjëza. Nuk shoh se këto kërcënime janë realitet për momentin”, deklaroi Siljanovska Davkova, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ohër, ku mori pjesë në hapjen e Shkollës Verore të 57-të të Seminarit Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup.

Për këtë, thotë, nuk ka për qëllim të thërrasë mbledhje të Këshillit të Sigurisë, por kjo mund të ndodhë pas riekipimit të tij.

“Mendoj se është mirë që një anëtar të jetë dikush që nuk ka lidhje me politikën dhe partitë, por është ekspert për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e klimës, dhe kjo tashmë është rënë dakord. Tjetri duhet të jetë ekspert i integrimit evropian, sepse gjithçka që bëjmë është e lidhur me kthimin tonë në Evropën ku i përkasim. Dhe i treti duhet të jetë një ekspert i globalizimit, i cili nuk është më vetëm amerikanizim, por ne shohim një botë shumëpolare, ndërsa po përballemi edhe me luftë që është një disfatë për mbarë njerëzimin dhe mbarë botën, sepse projekti evropian është gjithashtu një projekti i paqes, KB-ja është projekt paqësor”, tha Siljanovska Davkova.

Paralajmëroi se pas kompletimit të Këshillit të Sigurisë do të thërrasë mbledhje që të debatohet për atë për çka sot e gjithë bota e shqyrton – ndërsa ajo është ku po shkon bota, çka po ndodh sot, temë e cila këtë vit do të jetë kryesore edhe në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, për paqen, sepse, siç bëri të ditur, “të premtojmë paqe të përhershme, ndërsa të përballemi me luftë në shekullin 21 është humbje për njerëzimin dhe idenë paqësore të KB-së”.

TË FUNDIT
6 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
6 orë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
8 orë
"Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut", Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani
9 orë
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
11 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda

ME TE LEXUARA

17 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
6 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
17 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
16 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
21 orë
Moti me vranësira e me reshje shiu
15 orë
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
21 orë
Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”
14 orë
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin
21 orë
Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Alicia Kearnss

“Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut”, Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

ritchie-torres

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

Drejtesi gjyqi prokurori

Formohet një departament të ri për krime të rënda

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

Ali-Ahmeti-artan-grubi

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

besar durmishi

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

INFO

NA NDIQ