Donald Rumsfeld në Tanush gjatë konfliktit të vitit 2001, flet ish-komandanti i UÇK-së

Picture of INA
INA

05/06/2025

Një rrëfim i pazakontë është bërë publik nga një prej figurave kryesore të konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha. Në një postim të tij në rrjete sociale, ai zbulon se në fillimet e konfliktit, në zonën e Tanushës, kishte qëndruar për një vizitë të shkurtër dhe të fshehtë ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.

Sipas tij, kjo vizitë është zhvilluar në një moment kritik të përplasjes mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe forcave qeveritare maqedonase. Komandant Hoxha shkruan se “prezencën e Rumsfeld-it në Tanush e dinin vetëm UÇK-ja dhe diplomacia amerikane”, duke nënkuptuar karakterin e klasifikuar dhe delikat të kësaj vizite.

“A e dini që politikani amerikan Donald Rumsfeld në vitin 2001 ka qenë në Tanush? A din kush të tregojë cili ka qenë misioni i tij? Prezencën e tij e dinë vetëm UÇK-ja dhe politika amerikane.” – ka shkruar Shaqiri në postimin e tij.

Kjo deklaratë hedh dritë mbi rolin e drejtpërdrejtë të diplomacisë dhe politikës amerikane në monitorimin e zhvillimeve në terren gjatë konfliktit në Maqedoni. Vizita e një zyrtari të rangut më të lartë të Pentagonit në një zonë lufte në Ballkan, dhe pikërisht në shtabin apo territorin e kontrolluar nga UÇK-ja, flet shumë për pozicionin e SHBA-ve në atë kohë.

Kjo është hera e parë që një fakt i tillë bëhet publik dhe vjen si dëshmi e një prej protagonistëve kryesorë të konfliktit, duke nxitur interesin për një rishikim të rolit real të fuqive të mëdha në zgjidhjen e krizës së vitit 2001 në Maqedoni. (INA)

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË