Deklaratë e çuditshme e Silvinjos: Dy vite më parë nuk e dinin kush luante te Shqipëria

Picture of Ina Online
Ina Online

12/10/2024

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka analizuar humbjen me Çekinë, duke theksuar se ajo erdhi vetëm sepse kundërshtarët kishin më shumë entuziazëm e dëshirë për fitoren.

Sipas trajnerit, Shqipëria ishte një ekip i panjohur për të gjithë deri sa drejtimin e mori ai.

“Mendoj se nuk është se skuadra ka humbur entuziazmin, por skuadra kundërshtare kishte me tepri entuziazëm.

Ato kishin shumë dëshirë, pritnin prej 13 muajsh këtë ndeshje. Ne dukeshim si skuadra më e madhe e Europës, ata kishim motivim shumë. Kjo nga një anë na jep kënaqësi, por nga ana tjetër humbje mbetet e tillë dhe nuk të pëlqen.

Kundërshtarët tani e studiojnë Shqipërinë dhe e shohin se si na pritnin këtu prej një viti, ky është një avantazh.

Dy vite më parë nuk e dinin se kush luante dhe tani e dinë se çfarë kemi bërë, tani duhet të përmirësohemi më shumë.

Nuk është vetëm taktikë, duhet kuptuar që na shohin dhe ne duhet të përmirësohemi. Kjo është shenjë që ne duhet të shkojmë në çdo ndeshje 100%. Kjo është një Shqipëri që e studiojnë dhe duhet të përmirësohemi padyshim.

Çdo ndeshje është e ndryshme një nga tjetra. Unë mendoj se ishte një ndeshje e shpejtë dhe ata ishin shumë më mirë se ne në 25 minutat e parë. Ata deshën ta mbyllnin ndeshjen shpejt, dukej sikur luanin kundër Brazilit nga ana tjetër, e pabesueshme.

Pastaj patëm dy mundësi me Dakun, Asllanin e në të dytën me Asanin. Ky është futbolli, para 6 muajsh njëra hynte e ti ktheheshe në shtëpi me një pikë.

Por ky është futbolli, duhet menduar mirë. Ka gjëra që duhen përmirësuar. Nesër është e vështirë, pas humbjes kemi një udhëtim të vështirë, por vetëm nesër do të mendojmë për Gjeorgjinë.

Është nder për ne kjo, sot dikush të bëjë një ndeshje me Shqipërinë studion 2-3 ditë. Nuk është si më përpara, i shënojmë 3-4-5. Por duhet të përmirësohemi edhe ne shumë se tani skuadra që vijnë, më parë shohin tani që nëse nuk bëjnë mirë, Shqipëria të vret.

Çekia është një skuadër shumë e shpejtë, bëni një analizë të 10 viteve të fundit sa herë kanë shkuar në Botëror e Europian.

Lojtarët luajnë në nivele të larta. Unë përshëndeta Çernin, e dini çfarë tha kur i mundëm 3-0? Ai më përqafoi dhe më tha komplimente për punën që keni bërë. Këtë po them sot, njerëzit e futbollit shohin dhe thonë jeni të organizuar. Jemi munduar të bëjmë gjithçka, kjo është Republika Çeke, shumë të fortë. Duhet përmirësuar, por nuk është e thjeshtë, por duhet kuptuar se njerëzit na shohin pak më ndryshe”, tha Silvinjo.

TË FUNDIT

Dënim me vdekje për personat që vrasin shtetas të Izraelit, pr/ligji kalon në lexim të parë

Dhunuesi i Prilepit që sulmoi futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës do të kalojë vetëm me gjobë

Dimovski: Numri i vdekjeve në punë është i lartë, mbrojtja nuk është në nivelin e duhur

Kocevski: Muajin e ardhshëm aktakuzë për policët të përfshirë në tragjedinë në Koçan

Vdekja e 37 vjeçares në Klinikën për Kirurgji Digjestive, Aliu: Inspektorati është në terren, do të formohet edhe komision ekspertësh

Janë dhënë 314 leje ndërtimi në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË