Deklarohet KFOR: Rihapja e urës së Ibrit duhet të zgjidhet përmes dialogut politik

Iliria News Agency
Iliria News Agency

30/04/2023

Misioni i KFOR-it është deklaruar rreth vendimit për të hapur për qarkullim urën mbi lumin Ibër.

Nga KFOR kanë thënë se “rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik”.

“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR-i.

Nga ky mision po ashtu kanl potencuar se “do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen e nevojshme të sigurisë në mënyrë që përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga BE-ja të mund të ecin përpara”.

Gjatë ditës së djeshme asamblistët e Mitrovicës Veriore kanë votuar një vendim, me të cilin duhet të hapet për qarkullim të automjeteve ura qendrore mbi lumin Ibër, e cila prej pas lufte është mbyllur nga serbët.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka vendosur që ura qendrore e lumit Ibër, të hapet për qarkullimin e automjeteve dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Derisa ky vendim ka ngjallur reagime në Serbi, gjatë ditës së djeshme janë deklaruar edhe nga BE-ja.

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se tani nuk është koha e duhur për ta ndërmarrë këtë veprim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

INFO

NA NDIQ