Deko: Duhet të dimë fillimisht nëse Haaland është ai që duam për të ardhmen

Picture of INA
INA

14/11/2024

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko ka dhënë një intervistë të gjatë për “Mundo Deportivo”. Si zakonisht, në të u trajtuan çështje aktuale, veçanërisht në lidhje me tregun e transferimeve të Barcelonës.

“Projekti ynë po shkon mirë. Kishim problemin e Ter Stegen, të cilin nuk e kishim parashikuar, por që u mbulua nga ardhja e një portieri tjetër. Në fillim të sezonit e dinim që herët a vonë do të rikuperonim Gavi dhe Frenkie de Jong . Tani mendoj se kemi një ekip mjaft të mbuluar në të gjitha pozicionet”.

Leva është në moshë. A është blerja e një ‘9’ ndër prioritetet tuaja, kur mendoni për të ardhmen?

Nuk është prioritet, sepse duhet të fokusohemi te ky sezon. Sigurisht që mendojmë për të ardhmen, por nëse punojmë më shumë për të ardhmen, harrojmë të tashmen. Duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë tani. Ajo që ndodh këtë sezon mund të ndikojë në të ardhmen. Personalisht shpresoj që Levandovski të vazhdojë në të njëjtin nivel. Është një nga profesionistët më të mirë që kam parë në jetën time. Ka shënuar shumë gola, edhe pse në moshën 36-vjeçare. Mendoj se është shumë e vështirë të gjesh një sulmues si Robert sot, me vlerat dhe karakteristikat e tij. Ne do të përqendrohemi së pari në atë që Robert mund të bëjë ende. Ai është i lumtur këtu, ka një klauzolë që e lejon të vazhdojë nëse arrin një seri objektivash. Gjithsesi, një lojtar si Robert nuk motivohet nga paratë, por nga entuziazmi. Shpresoj se do të vazhdojë kështu edhe sezonin e ardhshëm”.

Kur Leva të largohet, a do të duhet të aspirojmë për një sulmues të mirë. A është nënshkrimi i Haaland utopi për Barçën, duke pasur parasysh situatën e saj financiare?

Së pari duhet të dimë nëse Haaland është ai që duam për të ardhmen. Nuk e dimë tani për tani këtë. Sot nuk duam asnjë ‘9’, sepse kemi Robertin. Nuk po planifikojmë asgjë. Kur të vijë koha për të marrë një vendim, do ta bëjmë. Do t’i vlerësojmë opsionet, por nuk është koha për të folur për këtë aspekt.

A mundet Gyökeres i Sportingut të përshtatet në këto parametra?

Ai është një lojtar i mirë, ka shënuar gola për një kohë të gjatë në Portugali. Ne e njohim si të tjerët, por nuk është një nga prioritetet tona sot. Nuk po kërkojmë ndonjë ‘9’ për të zëvendësuar Robertin, sepse e duam atë. Urojmë të vazhdojë të shënojë gola, Levandovski ndihet i lumtur këtu.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË