Del në treg kënga që Ergi Dini e punoi para se të ndahej nga jeta

Është publikuar kënga e fundit e punuar nga Ergi Dini, para se të vdiste.

Barbana Dini, motra e këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, ka lansuar një këngë që ai e kishte punuar para se të ndahej nga jeta, shkruan lajmi.net.

“Loco”, mban titullin kënga e Ergit, të cilin Barbana kishte kohë që e kishte premtuar për fansat e artistit të ndjerë.

“Nje kenge e punuar disa vite me pare nga Ergi ne studion e @alandyofficial te cilen do e gjeni ne kanalin tim zyrtar!E publikojme pikerisht sot duke qene se ishte nje material muzikor i pershtatshem per stinen e veres!Jemi munduar te pershtasim dicka duke pasur mungese materialesh filmike te tij per ta shoqeruar dhe duke pasur parasysh faktin qe shume nga ju e deshet pafund dhe do donit te degjonit dicka te re nga AI!❤️”, shkruan Barbana.