Del video e Vuçiqit të dehur, këshilltarja ia merr gotën e verës, ai ankohet që Edi Rama s’po pi! (VIDEO)

Një video e presidentit serb Aleksandar Vuçiq është bërë virale në rrjetet sociale, ku ai nuk ndalet duke pirë verë dhe se duket se është i nxehur nga pija e tepëruar.

Kjo ka ndodhur dje në kuadër të panairit të prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit të hapur në Beograd në kuadër të “Open Balkan”.

Në videon e shpërndarë në një rast shihet Vuçiq me gotën me verë, të cilën tenton ta provojë, por ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën kinse për ta provuar dhe më pas tenton ta lë diku larg tij, por ai i’a rrëmben sërish.

Vuçiq i reagon menjëherë duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar por që kryeministri i Shqipërisë është duke pritur. Vuçiq më pas ankohet duke thënë se kryeministri i Shqipërisë s’ka pirë asgjë.