Delegacioni ekonomik gjerman vizitë pune në Alkaloid (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Mars, 2023

Një delegacion ekonomik gjerman, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe kompanive gjermane, nënkryetari i grupit “BASF” dhe përfaqësues të lartë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, realizoi një vizitë pune në kompaninë “Alkaloid”. Përfaqësuesit e delegacionit ekonomik gjerman ndoqën një prezantim që përfshinte rezultatet e arritura të “Alkaloid”-it, plasmanet, portofolin e prodhimit dhe operacionet e saj.

“Në takim u prezantua edhe numri i madh i investimeve që kompania ka realizuar në vazhdimësi ndër vite, aktivitetet eksportuese dhe politika e përgjegjësisë sociale, të cilat janë pjesë e vazhdimësisë nëntë dekadëshe të historisë së suksesit të ‘Alkaloid’-it. Në kuadër të takimit të punës, theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e sukseshëm shumëvjeçar të ‘Alkaloid’ me kompanitë gjermane”, njoftoi kompania “Alkaloid”.

Gjermania është e një rëndësie të veçantë strategjike dhe një treg ku “Alkaloid” në vitin 2022 ka arritur plasman prej 3,014,328 euro, duke shënuar një rritje prej 6,6% krahasuar me vitin 2021. Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit strategjik tre dekadash të “Alkaloid” me kompaninë “BASF”, një kompani shumëkombëshe evropiane kimike dhe prodhuesi më i madh i kimikateve në botë, e cila konsiderohet si një nga partnerët më të besueshëm të “Alkaloid” . Gjatë vizitës në ambientet e prodhimit të segmentit farmaceutik dhe Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit, të ftuarit u shprehën të kënaqur me nivelin e lartë të gatishmërisë dhe ekspertizës së kapitalit njerëzor që menaxhon proceset, si dhe me nivelin e lartë të pajisjeve teknologjike të objektet.

https://www.facebook.com/AlkaloidSkopje/posts/524890759803807

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

fatmir mexhiti

Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit

Kushtetuta-MK-780x439-1-696x392-1

Kovaçevski do t’iа thotë VMRO-së planin për ndryshimin e Kushtetutës

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Qëllimi strategjik është të bëhemi anëtare e BE-së deri në vitin 2030, para nesh janë vendime politike që do të na hapin rrugën

Antikorrupsioni_14-1536x1024-1

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

grubi-696x430-1

Pyetet nëse është më komod pas “përjashtimit” të Grupit të Zjarrit, Grubi: Sa më shumë pengesa, aq më shumë punë!

grubi-696x430-1

Grubi: Azilanti Nikolla Gruevski ka rejting 4 herë më të madh sesa Mickoski

INFO

NA NDIQ