Delegacioni i “LEVICËS” për vizitë në Moskë

Një delegacion i partisë majtiste “LEVICA” të Maqedonisë së Veriut po qëndron për vizitë në Moskë, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të organizatës pioniere të Bashkimit Sovjetik.

Siç bëhet e ditur delegacioni i së majtës është i përbërë nga anëtari i kryesisë së kësaj partie, Rexhep Ismail dhe Aleksandër Simonov, të cilët morën pjesë në festën qendrore.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm delegacione vetëm nga Republika Popullore e Kinës, Kuba, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Vietnami dhe Osetia e Veriut. “LEVICA” është partia e majtë në Maqedoninë e Veriut që ka edhe dy deputetë në Kuvend dhe që në shumë raste ka dalur kundër avancimit të pozitës dhe të drejtave të barabarta të shqiptarëve në këtë vend. (INA)