Delegacioni parlamentar i Shqipërisë vizitë në Preshevë

0

Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi ka pritur sot në vizitë delegacionin nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në krye me Mimi Kodhelin – Kryetare e Komisionit Parlamentar per Politiken e Jashtme (ish ministre e mbrojtjes). Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë dje qëndroi për vizitë në komunën e Preshevës. Delegacioni i udhëhequr nga deputetja Mimi Kodheli- kryetare e Komisionit Parlamentar per Politiken e Jashtme (ish ministre e mbrojtjes) është pritur nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi. Delegacioni është njoftuar me të gjitha problemet qe po përballen qytetarët e Luginës së Preshevës dhe u dakorduan që Fondi Kombëtar i Solidaritet të themelohet sa më shpejt për realizimin e projekteve që do të aplikoj Komuna e Preshevës në këtë fond. Delegacioni shqiptar ka vizituar shkollat fillore të qytetit dhe ambientet e Emergjencës në Shtëpinë e Shëndetit dhe Maternitetit. (INA)