Deliri ndërkombëtar me Kosovën!

INA
INA

03/06/2023

Medai Shaholli

Ndryshimi papritmas i kursit politik i amerikanëve për Kosovën deri dje nga ‘pro shqiptarë dhe sot në pro serbë’ me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, duket sikur ata e drodhën bishtin dhe turravrap ja shkelën drejt Beogradit pranë kryeçetnikut Vuçko duke flirtuar me të si një jaran i ri.

Sipas ‘dajës Sam Kosova paskësh gabuar’ se nuk qënka kordinuar me ta duke dërguar trupa policore në veri të vendit që të mbrojë ligjin dhe rendin kushtetues paskësh bërë hap të gabuar që do të ketë pasoja në marrëdhëniet me SHBA-në.

Ndërsa nga ana tjetër ‘daja Sam’ po ndërron kurs me Serbinë duke e ‘marrë përdore’ çetnikun Vuçko si Putin i vogël në Ballkan dhe po e josh si askë tjetër, përkundër faktit se po me urdhër të tij janë dërguar në veri të Kosovës elementë terroristë të stërvitur për të destabilizuar Kosovën.

Bandat kriminale kanë përdorur dhunë në emër të mbrojtjes uzurpimit të zyrave të komunave nga kryekomunarë shqiptarë dhe largimit të policisë së Kosovës, ku kanë plagosur dhjetëra forcat e KFOR-it dhe asnjë masë ndëshkuese nuk u shqiptua ndaj Beogradit për ato veprime të kordinuara të bandave kriminale serbe dhe të policisë sekrete serbe ndaj pjestarëve të KFOR-it, por përkundrazi përgjegjësia i kërkohet qeverisë së Kosovës dhe forcave policore që mbrojnë ligjin dhe rendin kushtetues!

Kjo është loja me dy standarde e ndërkombëtarëve ku në një anë kërkojnë të zbatohet ligjit dhe kushtetuta ndërsa nga ana tjetër thonë pse e dërgoni policinë në veri pasi serbët nuk ndihen të sigurtë atje!

Ku qëndron faji i Kosovës këtu?

Mos u bënë antiamerikanë brenda ditës dhe ja fërshëllyen me Putinin ashtu siç bënë hapur çetniku Vuçko?

Jo, asnjëra dhe as tjetra nuk qëndron, Kosova thjesht po zbaton ligjin dhe kushteushmërinë!

Loja e tradhtarit Edvin batërdia me lobingjet pranë ‘dajës Sam’ është evidente dhe ky kthim kursi ‘pro Beogradit’ ka vulën e lobingut me paratë e drogës që ushqen Edvini atë pjesë të administratës së ‘dajës Sam’ që ktheu timon drejt Beogradit.

Gjërat tashmë duken sheshit dhe nuk kanë nevojë për mbulesë propagandistike ku dje në Moldavi në Samitin Komunitetit Evropian, Edvin batërdia nuk deshi të takojë presidenten e Kosovës (jo për shkak të personit por për shkak të detyrës dhe titullit si presidente), por takoi me padurim vëllamin e tij Vuçko, duke u solidarizuar me të për t’i dënuar veprimet e qeverisë së Kosovës dhe forcat policore në veri si provokatorë të ngjarjeve të pakëndshme atje!

Dje Esati sot Edvini, janë e njëjta garniturë politike e përçuar në dekada me këta lloj liderë të shitur dhe të blerë nga qarqet shoviniste serbe si pro serbë me qëndrimet dhe veprimet e tyre antikombëtare ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe ‘maqedonsave të Severnës’.
Sa i takon lobingut çështja e lobingjeve në Amerikë nuk daton nga sot ajo është e herëshme dhe pranuar tashmë.

Këtë lloj lobingu nga një krah në tjetrin e kanë praktikuar në vitin 1947 edhe lobi grek, ku ka ata kanë ndikuar në Kongresin amerikan dhe ata kanë pranuar se ‘Vorio Epiri është tokë greke dhe jugu i Shqipërisë i takon Greqisë’!

Ja kjo është politika e lobingut me para nga më e thjeshta te ato më të rëndësishme, ku shumë liderë shqiptarë për të bërë vetëm një fotografi me ndonjë kongresmen apo ndonjë anëtar të administratës amerikane, paguan qindra mijëra dollarë dhe ata tallen duke i thënë pas kurrizit ‘ja këta hajdutët erdhën të bëjnë foto me ne me para të vjedhura’!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

menduh thaci ali ahmeti

Paqja mes BDI-së dhe PDSH

KALOSH-CELIKU

PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

MUHAMED-HALILI

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

dijana toska

Kauza fetare parazgjedhore!

Shaban Murati

Sovranistët e leshit

medai-shaholli

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Refik-HASANI

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë

Naser Pajaziti

Kush e solli Rusinë?!

INFO

NA NDIQ