Demagogjia e Braçes për të varfrit dhe retorika kundër bizneseve të mëdha përballë “thërrimeve” të ministrit Ahmetaj

0

Dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë u “kacafytën” kryetari i Këtij komisioni Erion Braçe dhe ministri i Financave Arben Ahemtaj, ku u diskutua projekt buxheti i 2019-s, në mungesë të opozitës, e cila po bën bojkot të bardhë parlamentit. Ministri i Financave Ahmetaj e quan sukses të qeverisë së tij, që pas 5 viteve do të rritë rrogat e disa sektorëve buxhetorë deri në 7 %, e kjo rritje rroge do të fillojë në prill, domethënë 2 muaj para zgjedhjeve lokale, si “ karem” për votat, ndërkohë që qeveria paguan 1,5 miliardë euro faturat e koncesioneve që ka dhënë. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, replikoi me ministrin Ahmetaj, duke i thënë se ndryshimet që sjell paketa fiskale 2019 po favorizohen të pasurit dhe deputetët, duke kritikuar pse dividenti u ul për bizneset e mëdha, por Braçe nuk i kërkoi aspak llogari ministrit të Financave Ahmetaj për faturat e mëdha të koncesioneve, derisa buxheti i shtetit do paguajë 46 % koncesionet e dhëna nga ministri Ahmetaj dhe qeveria e Rilindjes. Braçe ka qenë kryetar i këtij komisioni parlamentar dhe deri tani ka heshtur pse qeveria ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike mijëra familje, pse shkurtohen fondet për arsimin, shëndetësinë, nuk ka folur për koncesionet korruptive dhe faturat shumë të shtrenjta të tyre, për rritjen e borxhit, për shpenzimet e kota e të luksit të qeverisë. Braçe nuk shqetësohet më që në Shqipëri nuk kemi asnjë kompani evropiane të madhe të investojnë, as pese kompanitë e mëdha largohen nga Shqipëria, pse Shqipëria është e fundit në thithjen e investimeve, pse Shqipëria ka politikën fiskale më të lartë në rajon, duke larguar investitorët. Kritikat e Braçes në Komisionin Parlamentar bëhen thjesht për konsum politik, meqë erdhi fushata elektorale dhe Braçe do të duket populist tek votuesit e vet dhe hipokrit me qeverinë.
Jakup B. GJOÇA