Demalia: Shqiptarët indiferentë ndaj politikës, 30 vite që qarkullojnë të njëjtat figura (VIDEO)

Në “Ora e Betit” në RTV Ora me Beti Njumën, analisti Ilir Demalia u shpreh se shqiptarët janë të pashpresë dhe janë indiferentë ndaj partive politike

Ai tha se kjo ndodh në vendin tonë sepse janë të njëjtat figura prej 30 vitesh tashmë dhe që nuk kanë kulturë demokratike.

Demalia: Shqiptarët janë të pashpresë dhe janë indiferentë ndaj partive politike, sepse janë po të njëjtat figura që qarkullojnë prej 30 vitesh. Jam dakord që është shumë lehtë për të kritikuar, por ama edhe të pranosh të keqen dhe të mos kritikosh është më keq.

Jam dakord që kushtetuta është shpartalluar, por kultura demokratike është ajo që e ndërton demokracinë, të cilën ne nuk e kemi.