Kryetarit i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela ka demantuar informacionet që TV21 siguroi nga burime brenda partisë, në lidhje me takimin e djeshëm që kishte Sela me kryetarët e degëve të partisë, e në të cilin nuk ishte prezent kryetari i partisë, Arben Taravari.
Sela thotë se nuk pajtohet me disa nga informacionet në kronikën e TV21, ndërsa shton se ai personalisht mendon që në zgjedhje, Aleanca për Shqiptarët duhet të shkojë vetëm.
“Ne cilësinë e kryetarit të Kuvendit Qendror demantoj të pavërtetat e thëna në kroniken e televizionit tuaj në lidhje me takimin e mbrëmshëm timin me kryetarët e degëve. Se cili ishte qëllimi i takimit ju jam përgjigj pyetjeve të gazetarëve tuaj dhe deri këtu gjithçka është në rregull sepse jam cituar drejt për ato që kam thënë. Demantoj ashpër çdo deklaratë nga burime anonime se gjoja Aleanca për Shqiptarët ka dhënë fjalë kur është bë pjese e Qeverisë që në zgjedhje do të shkojmë bashkë me BDI-në. Është e pavërtetë dhe tendecioze me qellim rrënimin e imazhit tim. Ju bëj me dije se Aleanca për Shqiptaret me aq sa kam unë informata dhe unë personalisht as jam zotuar e as kam dhëne fjalë diku që ASH të del në zgjedhje bashkë me BDI-në. Demantoj po ashtu ashpër përfundimin e kronikes suaj ku deklaroni se unë Ziadin Sela qenkam i përcaktuar për Frontin Europian me BDI-në. Përcaktimi im është i qartë dhe kozistent i thënë në mbledhje të kryesisë qendrore i dakorduar disa herë në takimet me kryetarin e partisë Arben Taravari dhe i shprehur ne çdo paraqitje publike në mediume. Dhe ky qëndrim është Aleanca për Shqiptaret shkon në zgjedhje vet e bashkuar dhe me popullin”, thuhet në reagimin e Ziadin Selës, kryetarit të Kuvendit Qendror të ASH-së.