Dembele ka vendosur për të ardhmen

Në Spanjë qarkullon versioni se sulmuesi tashmë i ka komunikuar Barcelonës se nuk është i interesuar të rinovojë kontratën, teksa kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Gerard Romero, lojtarit 24-vjeçar francez nuk i shkon në mendje të largohet nga Blaugrana gjatë këtij muaji, por në fund të sezonit, dhe me kosto zero.

Dembele e kupton, sipas të njëjtës origjinë, se statusi që ka marrë kërkon një marrëveshje për vlerat e nivelit të tij, të papërballueshme për stemën katalanas në këtë kohë: sulmuesi do të kërkojë rreth 200 milionë euro bruto për pesë vitet e ardhshme, me komisione 20 milionë për agjentin dhe 20 milionë për të vetat.