Dembele refuzon ofertën e Barcelonës, do të transferohet tek PSG

Ousmane Dembele po largohet nga Barcelona dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Paris Saint-Germain.

Sipas AS, anësori francez ka njoftuar tashmë trajnerin Xavi Hernandez se nuk ka pranuar propozimin përfundimtar për rinovim dhe se e ardhmja e tij nuk do të kalojë në kampionatin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.

Dembele tashmë është duke paketuar gjërat e tij dhe shtëpia ku ai ka jetuar në Barcelonë tashmë është në treg me qira.E ardhmja e lojtarit pritet të jetë tek Paris Saint-Germain, i cili gjeti kështu pasardhësin e Angel Di María.

/GazetaBlic Sport