Demë Ali Pozhari

INA
INA

10/10/2023

shkruan: Eugen Shehu

-U lind më 15.prill.1905 në fhstin Pozhar të Deçanit nga fisi i njohur Berishë në Bajraqet e Junikut,aty ku bienin vendimet e mëdhaja për çështjen kombëtare që me krisma pushkësh ndaj pushtuesve serb, herën e parë më 1912,herën e dytë më 1918 dhe herën etretë ndaj tradhëtive komuniste më 1944.

-Ishte i biri i Ali Mehmetit të Pozharit,s’kishte si të bëhje tjetër kur ishte nip i Demë Alisë që ra në mbrojtje të Kalasë së Nishit nga pushtuesit serb më 1876 në mbrojtje të Sanxhakut të Nishit tek “Molla e Kuqe”.Mehmet Alia u vra në shtatorin e vitit 1878 në Gjakovë në luftën e Sarajeve ku u vra dhe Mehmet Ali Pashë Maxhari.Më vitin 1912 së bashku me Hasan Prishtinën dhe Sadik Ramë Gjurgjevikun organizuan rezistencën kundra pushtuesve serbo-malazez në dukagjin,të dy vëllezërit Ali dhe Sylë Mehmeti do vritenmë 1913 në malësi të Gjakovës.

-Vëllau i Demës,Met Alia u vra nga organizata famkeqe serbe “cerna ruka”në vitin 1920.Kushëriri i tij Riza Rama.i plagosur do strehohej në shtëpinë e mikut të tij në Krume Ali Ibër Nezës.Edhe vëllau i tij i tjetër Rexhë Ali Pozhari do vritej po nga “cerna ruka” (dora e zezë) më vitin 1928.
-Demë Ali pozhari ishte dhe organizatori kryesor në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë në vitet 1941-1944,deri dhe të Rozhajës,Tutinit e Pazarit të Ri.
-Demë Ali Pozhari ishte dhe antar i Komisionit për verifikimin e masakrës së Bihorit të janarit 1941 ku u masakruan 3741 burra,gra e fëmijë,ishte i autorizuar nga Iljaz Agushi,atë kohë Ministër i Punëve Botërore.Ndërsa gjatë vitit 1944 Demë Ali Pozhari ishte krytar i komunës së Plavës.
-Më 16-17.mars.1944 merr pjesë në “Konferencën e Rugovës” të thirur nga Bedri Pejani,mes të cilëve dhe ;Ali Bajraktari i Junikut, Asllan Boletini,Sherif Voca i Mitrovicës,Adem Deva,Ejup Binaku, Selman Riza,Luan Gashi,Abdyl Henci i Prishtinës,Mentor Coku,Haki Taha etj.Aty u dakorduan grupet Nacionaliste në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë,dhe rezistencën antisllavokomuniste.
-Më 21 tetor deri më 17 nëntor 1944 u organizua rezistenca e pakalueshme për brigadat serbosllave deri sa nuk arriti në ndihmën e tyre brigada e 5-të nga shteti amë me në krye Ramdan Përllakun, Shefqet Peçin e Ramiz Alinë të cilët shkaktuan dhe një masakër tek popullata civile e Junikut..Por forcat nacionaliste sërish u rigrupunan në marsin e vitit 1945 në fshatin Strellc të Deçanit.
-Demë Ali pozhari do ishte pjesmërës në Kuvendin e Dobërdollit më 3.gusht.1945 me iniciativën e Ymer Berishës dhe Luan Gashit ku do mirrnin pjesë 19 grupe nacionaliste të rezistencës antikomuniste mes tyre dhe ;Ukë Sadiku,Ndue Përlleshi,Qazim Bajraktari,Marije Shllaku,Alush Smajli,Islam Tabaku,Iljaz Broja-Spahiu,Ferrat Kotorri, Shaban Besljaku,Rexhp Djeli,Azizi Zhilivoda,Bajram Cukovci etj. aty u zgjodh kryetar prof.Ymer Berisha,u ndanë 12 zona rezistence dhe morri emrin “Besa Kombëtare” me 12 vetë antar kryesie.
-Më vitin 1945 do mirrte pjesë në mbledhjen antikomuniste në Malin e Zepës ( Mirditë)të thirur nga Mark Gjomarkaj,Muharrem Bajrakatari,Bila Kola etj,të bashkuar dhe me bajraqet e Plavës si Shemsi Ferri dhe 42 bajraktarët e Malsisë.
-Demë Ali Pozhari do të vzhadonte rezistencën deri më vitin 1948 në malet e Kosovës ku përndiqej këmba dorës nga hordhitë sllavokomuniste dhe UZNA-a e saj e cila i kishte vrarë tre djemt e tijë,Myftar Demën 22 vjeç,Brahimin 14 vjeç dhe Afrimin 12 vjeç, ndërsa në burg i vdes dhe gruaja Hatmonja ndërsa e bija i çmendet në moshën e vetëm 16 vjeçares.
-Në mars të vitit 1948 Demë Ali Pozhari me një grup Nacionalistësh arrin të aratisen përmes Greqisë dhe vendoset në Stamboll të Turqisë duke iu bashkua grupit të Qazim Prodanit dhe Tahir Kolgjinit dhe më vonë i bashkohet organizatës “Lidhja Kosovare” së bashku me Mustafa Hencin,Kadri Bajaram Gashin,Luan Gashin, Isa Gjinin,Sadik Elezin,Isuf Azemin e tj.
-Demë Ali Pozhari i mbijetoi tre atentateve të përgaditura nga UDB-ja jugosllave.Me varra në trup e plagë të rënda në shpirtë, Demë Ali Pozhari do ti mbyllte sytë përgjithmonë më 26.prill.1975 në Stamboll.

foto ;
1-Demë Ali pozhari më 1963 në Stamboll
2-Demë Ali Pozhari kur ishte Kryetar i Plavës më 1944
3.Revista zëdhënëse e “Lidhjes Kosovare” në mërgim

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

eurovizion

Maqedonia e Veriut as këtë vit nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2024

shkolla-nxenes-klasa

Mustafa: Shumë faktorë ndikuan për PISA-n

librat-780x439

Cilësia në arsim duhet të jetë prioritet në të kundërtën na pret regres kolektiv!

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

Zejneli redaksia enciklopedia

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti në takim anëtarët e redaksisë së posaçme në RMV për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare

Validin Ademi

Lëvizja BESA: Rezultatet e “PISA” – BDI me sukses e shkatërroi arsimin (VIDEO)

mirush-kabashi

“Jam shqiptar, kosovar”, recitimi madhështor i Mirush Kabashit kur Kosova po përjetonte luftën (VIDEO)

shkolla-nxenes-klasa

Rëniet në rezultatet e Maqedonisë së Veriut në PISA 2022

matura-shteterore-provimi

Kosova dështon keq në PISA, reagon OCRA: Katastrofë arsimore në Kosovë – Analfabetizmi në rritje

INFO

NA NDIQ