Demë Shehu i Grupit të Kumanovës me porosi pasi që Apeli ia konfirmoi dënimet

0

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës, Demë Shehu është prononcuar përmes një postimi në facebook, pasi që Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimet e shkallës së parë, prej të cilëve një pjesë janë të dënuar me burg të përjetshëm dhe një pjesë tjetër me dënime të larta. Ja letra e tij nga qelitë e Idrizovës:

Dua t’ia përcjellë një mesazh gjykatës së apelit dhe atyre politikanëve që udhëheqin me gjykatat në këtë pseudoshtet të ashtuquajtur maqedoni veriore se vendimi juaj vetem sa na bënë edhe më të fortë,na inkurajon që të mendojmë edhe më kjartë dhe me vullnet edhe më të madh se si ta bashkojmë këtë pjesë me Shtetin Amë-Shqipërinë.Vendimi i Gjykatës së Apelit nuk e zbeh aspak ëndrrën tonë për të cilën sakrifikuam ne dhe për të cilën ranë heroikishtë bashkëluftëtarët tanë,përkundrazi,ky vendim është forcë dhe kurajo për ne. Nëse ju gjykatës bandita mendoni se me këtë vendim na dëshpëroni,gaboheni ,sepse un po iu dërgoj një mesazh nga qelia e paraburgimit të shutkës ku po mbahem në izolim për 53 muaj rresht; Ashtu siç ua kam hudhur në plehra aktvendimin e shkallës së parë,ashtu do t’ua hudh sërish edhe vendimin e shkallës së dytë dhe kurrë nuk do ti nënshkruaj aktvendimet tuaja ,sepse nuk do t’ua japë atë kënaqësi kurrë. Ashtu siç e kam theksuar edhe më parë në gjykatë,po e ritheksoj edhe tani,që,aq sa do të ketë jetë ky pseudoshtet,aq jetëgjatësi do të kenë edhe dënimet tona. E keni parë me sytë tuaj dhe e keni dëgjuar me veshët tuaj se sa shumë merakosem për dënimet tuaja,aq shumë saqë,atë ditë kur ma keni shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm,jam ngritur para surratit tuaj dhe ua kam kënduar Hymnin Kombëtar,i kam kënduar Shqipërisë dhe kam kënduar këngë Kreshnike.Ta dini ju gjykatës palaqo se edhe tani po jehon kënga në këtë qeli dhe kurrë nuk do të ndalet zëri i Shqipes deri sa t’i bashkojmë Trojet Shqiptare. Kështu që,ju gjykatës palaço,mos u gëzoni aq shumë,sepse ky pseudoshtet nuk do jetoj përjetësishtë,sepse pikërishtë ky vend ku unë jam në izolim është Kryeqyteti Shpirtëror i Shqiptarëve dhe i tillë do të jetë gjithmonë. Po e ritheksoj,pseudoshteti juaj nuk do të jetë i përjetshëm,kështu që as denimet tona nuk do jenë të atilla,sepse pseudoshteti juaj e ka jetëgjatësinë shumë të shkurtër. I përjetshëm do të jetë vetëm idali ynë, E përjetshme do të jetë vetëm SHQIPËRIA. Lavdi Dëshmorëve të Atdheut, ZOTI e Bekoftë SHQIPËRINË!”, ka shkruar Shehu. (INA)