Demi Moore në një lidhje romantike me këngëtarin 30 vite më të vogël

0

Demi Moore krahas talentit si aktore njihet edhe për lidhjet e saj me meshkuj më të vegjël se vetja.

Marrdhënia e saj me Ashton Kutcher për një kohë të gjatë ka qënë në qendër të vëmendjes së medias rozë deri në momentin kur ky i fundit vendosi të ndahet e ta lërë 55-vjeçaren për Mila Kunis.

Së fundmi Demi Moore duket se është në fillimet e një lidhjeje të re këtë herë më këngëtarin e famshëm Nick Jonas i cili gjithashtu tërhiqet nga femra më të mëdha në moshë. Ashtu si Demi edhe Nick më parë ka qënë i përfshirë në romanca me femra më të mëdha se vetja si Kate Hudson, Delta Goodrem dhe Georgia Fowler.

Nick dhe Demi të cilët kanë një diferencë moshe prej 30 vitesh po takohen fshehurazi pasi nuk janë gati ta pranojnë haptazi marrdhënien e tyre. Burime për “Acer Showbiz” kanë konfirmuar se vajza e aktores ka qënë ajo e cila i ka afruar duke njohur më së miri shijet e mamasë së saj.

Mbetet ende për t’u parë nëse ata do të shfaqen në publik së bashku megjithëse fansat e tyre nuk janë të lumtur për këtë romancë. /albeu.com/