Demiri: Pranojmë rekomandimet që ISHSSH të bëjë kontrolle

INA
INA

06/03/2024

Ministria e Shëndetësisë njofton se pranon rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis). Ministri Demiri, me vendim do të urdhërojë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e mirë është vaksinimi, ndaj duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksinimi kundër kollës së madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut kryhet me vaksina të kombinuara: Hexaxim (DTaP-IPV-Hib-HepB), Pentaxim (DTaP-IPV-Hib) dhe Tetraxim (DTaP-IPV).

Sipas Kalendarit të Imunizimit, doza e parë e vaksinës u jepet fëmijëve në moshën dy muajshe, doza e dytë në moshën 4 muajshe dhe doza e tretë në moshën 6 muajshe.

Rivaksinimi i parë kryhet një vit pas përfundimit të vaksinimit parësor, në moshën 18 muajshe. Rivaksinimi i dytë bëhet në klasën e dytë, pra në moshën 7 vjeçare.

Vaksina kundër kollës së madhe në moshën e rekomanduar për foshnjat ul rrezikun e një forme serioze të sëmundjes.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

sport vlen

Sport dhe bashkëbisedim me rininë, Taravari dhe liderët e VLEN-it në Saraj (VIDEO)

INFO

NA NDIQ