Demokratët të ndarë mbi moshën e presidentit

Picture of ina-online
ina-online

05/07/2024

Ekskluzivisht për INA, Vullnet Poshka nga Uashingtoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  e kremtojnë ditëlindjen e 248-të në mesin e debateve të shumta mbi moshën e presidentit Joe Biden, i cili zotohet se do të mbetet në garë për zgjedhjet e 5 nëntorit 2024.

Këmbëngulja e presidentit aktual që të mbetet në garë erdhi si reagim ndaj zërave të shumtë nga Partia Demokrate, se pas asaj që u cilësua si performancë e dobët në debatin presidencial, Biden duhej të tërhiqej e t’i linte vendin ndonjë kandidati më të ri.

Në këtë rast u lakua shpesh emri i guvernatorit të Kalifornisë Gawin Newsom, të cilin shumë analistë nuk ngurruan ta nxjerrin në plan të parë si kandidat serioz, i cili do të mund të përfaqësonte demokratët.

Fill pas debatit mbrëmjen e 27 qershorit, reagime të sinkronizuara filluan të pushtojnë mediat e afërta me pushtetin, sa që u fitua përshtypja sikur dikush mezi kishte pritur debatin që të lansojë një varg sulmesh ndaj presidentit.

Njohës të rrethanave në Uashington pohojnë se debati mund të ketë qenë kurdisje e qëllimshme e një rryme demokratësh në mënyrë që të justifikojnë përpjekjet e tyre për largimin e presidentit. Sipas tyre, Biden mund të sulmohej më lehtë vetëm nëqoftëse mangësitë e tij do të ekspozoheshin publikisht, sidomos në një përballje me ish presidentin Trump.

Ithtarët e kësaj linje politike e kanë të qartë rrezikun që marrin mbi vete sepse hapat e tillë mund të jenë të dëmshëm politikisht, por mund të sjellin rezultate në planin afatgjatë. E gjithë kjo duhet parë në kontekst të shqetësimeve të një pjese demokratësh se mbetja e presidentit Biden në garë mund t’i rrezikojë pozitat e demokratëve jo vetëm në nivelin federal, por edhe në shtetet ku ata kanë kontrollin.

Për hir të së vërtetës, Biden nuk bëri ndonjë performancë jashtëzakonisht të dobët në debatin e parë presidencial, sepse ajo nuk dallohej shumë nga të tjerat. Ndryshimi i vetëm është se në rastet e mëparshme mediat tërë kohën i arsyetonin qëndrimet dhe sjelljen e presidentit. Por këtë herë menjëherë pas debatit televiziv të gjitha mediat e afërta me Partinë Demokrate iu vërsulën 81-vjeçarit.

Ishte një kanonadë sulmesh nga gazetarë, analistë dhe ish zyrtarë të partisë, të cilët deri dje i bënin elozhe kreut të Shtëpisë së Bardhë. Shqetësimet e tyre u shumëfishuan edhe më tepër nga rezultatet e disa sondazheve të opinionit. Sipas një ankete të rrjetit televiziv CBS që u zhvillua pas debatit televiziv, ish presidenti Trump e ka rritur epërsinë në disa shtete kyçe, të cilat Biden i fitoi në zgjedhjet e vitit 2020.

Rryma tjetër brenda partisë vazhdon t’i mëshojë idesë se nuk janë fjalët dhe performanca e presidentit, por janë politikat e tij ato që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve. Në shikim të parë një qëndrim i tillë duket i drejtë politikisht, por nuk është e lehtë të ndash politikat e kandidatit nga kandidati.

Është e kuptueshme kur votuesit amerikanë parapëlqejnë që politikat e kandidatit t’i paraqesë kandidati vetë, e jo zëdhënësit e tij. Gjithashtu është krejtësisht e natyrshme që shumica e amerikanëve presin që vendi të ketë një udhëheqës, ndërsa presidenti është ai i cili duhet t’u prijë.

Në këtë kuadër, Biden e pa të udhës të ripërsëritë qëndrimin e tij se nuk largohet nga gara, pavarësisht zërave që ia kërkojnë të kundërtën. Presidenti ripërsëriti bindjen e tij se “me zemër e me shpirt” mund të shërbejë edhe një mandat 4-vjeçar.

TË FUNDIT
5 orë
Spanja kampione e Evropës
7 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
11 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
13 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
13 orë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

ME TE LEXUARA

7 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
20 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
5 orë
Spanja kampione e Evropës
19 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius
19 orë
FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!
19 orë
Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump
19 orë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

IMG_4367

Spanja kampione e Evropës

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

IMG_4355

Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

trump sulm

Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

biden trump

Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump

INFO

NA NDIQ