Demolohet banesa e Arben Taravarit në Shkup (Foto)

0

Persona të panjohur kanë demoluar banesën e kryetarit të komunës së Gostivarit, që gjendet në Shkup.
Kjo bëhet e ditur nga kreu i kësaj komune, që kërkon zbardhjen e rastit, informon INA.
Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa rasti është evidentuar po të njejtën ditë. Autorët e këtij akti nuk kanë mundur të grabisin, derisa kanë arritur vetëm të thyejnë derën e hyrjes. (INA)