Kylian Mbappé ngre flamurin e bardhë për shkak të një dëmtimi dhe do të mungojë të paktën deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.
Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e fituar ndaj Alaves, sulmuesi francez u largua nga fusha për shkak të një problemi fizik dhe sot konfirmimi i dëmtimit ka mbërritur direkt nga Real Madridi.
Klubi “los blancos” ka shkruar përmes kanaleve të tij të komunikimit: “Pas testeve të bëra sot nga lojtari ynë Kylian Mbappe në shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai u diagnostikua me një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë. Situata po përditësohet”.
Koha e rikuperimit vlerësohen në tre javë, Mbappé duhet të kthehet pas pushimit ndërkombëtar të ndeshjeve për Nations League.