Dëmtohen Davies dhe Upamecano, drejtori i Bayernit: Goditje e rëndë në kulmin e sezonit

Picture of Ina Online
Ina Online

26/03/2025

Lajme të këqija për Bayern Munich, pak ditë para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Ekipi bavarez do të duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm, duke e vështirësuar edhe më shumë misionin për këtë përballje.

Goditja e parë vjen nga Alphonso Davies. Pas dëmtimit të pësuar me kombëtaren, sezoni i tij mund të konsiderohet i përfunduar.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, mbrojtësi kanadez ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gju, i cili do ta mbajë jashtë fushave për rreth 6 muaj.

Goditje e rëndë për Bayernin, që humbet një nga lojtarët e tij më të shpejtë dhe “eksplozivë” në momentin më vendimtar të sezonit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Dayot Upamecano është detyruar të ndalet.

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich, i ka komentuar kështu këto dëmtime: “Fatkeqësisht, gjithmonë ekziston rreziku që lojtarët të kthehen nga pushimet ndërkombëtare me dëmtime, por kësaj here jemi goditur veçanërisht rëndë. Mungesa e Alphonso Davies dhe Dayot Upamecano peshon shumë për ne.

‘Phonzy’ do të marrë të gjithë mbështetjen e nevojshme në rrugën e tij të rikuperimit. Do ta monitorojmë edhe Upa në ditët e ardhshme, presim që ai të jetë në dispozicion së shpejti.

Kemi një ekip të fortë dhe do t’i kompensojmë këto mungesa. Tani do të bashkohemi edhe më shumë. Cilësia është aty për të vazhduar ndjekjen e objektivave tona të mëdha”.

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË